HomeBota“Rusia të mos poshtërohet për pushtimin”, Ukraina i përgjigjet presidentit Macron: Po...

“Rusia të mos poshtërohet për pushtimin”, Ukraina i përgjigjet presidentit Macron: Po poshtëroni veten!

spot_img

Ukraina nuk e ka pritur mire deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Makron, i cili u shpreh një ditë më parë se është jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj të Ukrainës. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se aleatët duhet të “përqendrohen me shume se si ta vendosin Rusinë në vendin ku meriton te jete”, pasi ajo ne fakt po poshtëron veten duke pushtuar një vend tjetër”.

Ministri i Jashtëm Kuleba tha në një postim në Twitter se “thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do ta bënte atë”. Sipas Kievit Rusise nuk duhet t’i behën lëshime për te marre territore nga Ukraina. Nje dite me pare, Presidenti Francez tha se ishte e rëndësishme që Presidenti Vladimir Putin të kishte një rrugëdalje nga ai që ai e quajti një gabim themelor. Macron ka folur vazhdimisht me Putinin me telefon në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe negociata.

Përpjekjet franceze për të mbajtur një dialog me liderin e Kremlinit janë në kontrast me qëndrimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Më herët, Macron u tha mediave franceze se lideri rus ishte “izoluar”. “Unë mendoj, dhe ia kam bere te qarte se Putin ka bere nje gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular