Gara për të zëvendësuar Boris Johnson si kreu i Partisë Konservatore dhe si Kryeministri i Britanisë së Madhe ka nisur. Të paktën 11 anëtarë të Partisë Konservatore po kandidojnë për postet.
Por kryeministri në detyrë Johnson ka refuzuar që të tregojë se kush është kandidati i tij i preferuar për udhëheqjen e konservatorëve.
I pyetur se kë mbështeste për ta zëvendësuar, kryeministri në largim nuk pranoi të përgjigjej.
“Unë nuk dua të dëmtoj shanset e askujt duke ofruar mbështetjen time”, tha ai në daljen e parë publike pas dhënies së dorëheqjes për shkak të revoltës brenda partisë së tij.
Gjatë deklaratës së tij televizive javën e kaluar, Johnson pranoi se ishte përpjekur por dështoi të bindte ministrat e tij që të qëndronin në krah në ditët para dorëheqjes.
Deri më tani, 11 kandidatë janë në garë: Liz Truss, Kemi Badenoch, Penny Mordaunt, Rehman Chishti, Sajid Javid, Jeremy Hunt, Grant Shapps, Nadhim Zahaëi, Suella Braverman, Tom Tugendhat dhe Rishi Sunak.