Ajo është trashëgimtare e një pasurie te çmendur nga një baba miliarder, por gruaja e Rishi Sunak dukej e etur për të provuar se mund të ishte ende një grua e njerëzve, teksa iu bashkua burrit të saj në fushatën për zgjedhjet e Kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.
Akshata Murthy, vajza e manjatit indian të IT-së, Narayana Murthy, veshi një fustan me vlerë 165 £ nga rrjeti i dyqaneve “Club Monaco” për shëtitjen e familjes Sunak në qytetin e lindjes së Margaret Thatcher, Grantham.
Zonja Murthy, e cila shihet më shpesh e veshur me dizajnët më të fundit të stilistëve më të shtrenjtë, e ka kombinuar fustanin e thjeshtë me lule (në ngjyrë blu konservatore) me një palë taka të zeza dhe çantë të zakonshme. Çiftit iu bashkuan vajzat e tyre Krishna dhe Anushka për vizitën.
Murthy zotëron aksione me vlerë 430 milionë paund në biznesin e IT-së të babait të saj dhe në dhjetor 2020, trashëgimtarja e njohur vetëm për një darkë në Mayfair të Londrës veshi një palë atlete Gucci me vlerë 445 £, një pallto REDValentino që kushton 1,630 £ dhe një fund lëkure me vlerë më shumë se 1,000 £.
Të shtunën ajo u duk se po dërgonte mesazhin se mund të ishte edhe më modeste, duke zgjedhur një fustan klasik deri tek gjuri, me mëngë të shkurtra dhe formë të butë në linjë A
Ndërkohë, i veshur me një kostum marine dhe një kravatë bruz, Sunak denoncoi uljet e taksave të Liz Truss si “imorale” dhe sulmoi “forcat që janë aktualisht në drejtimin e shtetit” se po përpiqen ta vendosin atë në krye të Downing Street.
Në një postim në rrjetet sociale sot ai lavdëroi familjen e tij dhe tha se mbështetja e tyre ishte ‘gjithçka’.
“Familja do të thotë gjithçka për mua. Shumë mirënjohës që kisha mbështetjen e familjes sime në ngjarjen e djeshme në Grantham. Faleminderit të gjithëve që erdhët”, shkroi Sunak në rrjetet sociale.
Sunak dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar një pasuri të përbashkët prej 730 milionë paund, duke e bërë atë politikanin e parë të vijës kryesore që shfaqet në renditjen vjetore të pasurisë që nga fillimi i saj në 1989.
Përfshirja e tij ngjalli shqetësime nëse ai ishte më i miri për të trajtuar financat e vendit mes një krize të kostos së jetesës. Tani të njëjtat pyetje mbeten për përshtatshmërinë e tij për postin e kryeministrit.