HomeKronike"Martinaj është marrë peng”/ Deklarata “bombë” e gazetarit: Një grabitqar i ri...

“Martinaj është marrë peng”/ Deklarata “bombë” e gazetarit: Një grabitqar i ri shumë më i madh në treg, Talo Çela…

spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për mediat lidhur me një nga personazhet më të njohur të botës së krimit Ervis Martinaj.

Bëjmë me dije se Martinaj kërkohet aktualisht nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, teksa gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Sipas Hoxhës, Ervis Martianj është aktualisht personi më i kërkuar në Shqipëri. Prej kohësh është përmendur emri i grabitësit të miliona eurove në Rinas, Talo Çela si më i kërkuar, por sipas Artan Hoxhës, sot për sot më i kërkuar është Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur.

Gazetari ka shtuar gjithashtu se Ervis Martianj në të vërtetë ashtu siç mori edhe emrin, ishte “mbreti” i lojrave të fatit në Shqipëri. Sipas tij vetëm taksa paguheshin prej kompanive të tij 70 milion euro. Sipas Hoxhës në kompanitë e Ervis Martinajt ishin të punësuar rreth 16 mijë njerëz.

Në fund Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Ervis Martinaj është marrë peng ndërsa në treg po qarkullon një grabitqar shumë herë më i madh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular