Sonte, Champions-i do të ngrejë siparin për sezonin e ri futbollistik 2022/2023, me 8 ndeshjet e fazës së grupeve
Në orën 18:45, do të zhvillohen dy duele Dinamo Zagreb-Çelsi dhe Dortmund-Kopenhagen.
Në orën 21:00 do të luhet 6 sfida, ku ajo që do të marrë vëmendjen totale është finalja e parakohshme, PSG-Juventus. Milani do të ndeshet në transfertën austriake ndaj Salcburgut.
Reali i Madridit do të udhëtojë drejt Skocisë ku do të ketë përballë Sëlltikun.
Ndeshjet e tjera janë: Benfika-Makabi Haifa, Lajpcig-Shaktar Donjetsk, Sevilja-Mançester Siti.
NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS-it –