HomeAktualitet“Gjurma juaj mbi Tiranë sekt falik si fashizmi”, deputetja e PD për...

“Gjurma juaj mbi Tiranë sekt falik si fashizmi”, deputetja e PD për kullën në qendër: I vini gjethe sa të doni, beton është!

Advertismentspot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, duke mos i kursyer kritikat.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Açka theksoi se sado qethe t’i vënë kësaj kulle, prapë ngelet beton. Mes të tjerash, Açka thekson se opozita, duke përfshirë edhe veten, në këtë rast mban vetëm shënime.

REAGIMI I AÇKËS
I vini gjethe sa të doni, beton është, që Tirana e ka tepër me tepri.

Ndonjë kompleks fushash sporti, ndonjë parkim publik shumëkatësh, ndonjë qendër autobusi të afër qytetës, ndonjë linjë të lirë tramvaji nëpër kryeqytet, ndonjë park lodrash për fëmijë jashtë parkut, ndonjë muze fëmijësh, ndonjë muze xhubletash, ndonjë librari kombëtare… ose Teatrin Kombëtar Klasik, jo atë me xhama farfuritëse, keni?
Gjurma juaj mbi Tiranë i shkon vetëm një sekti falik, i ngjashëm me fashizmin, por këtë herë fashizmi i betonarmesë.
Ëndrrat projektuese, që këto të ashtuquajtura studio europiane projektimi, nuk mund t’i realizojnë në vendet e tyre, se nuk të le kush t’ua marrësh ajrin dhe dritën qyteteve e qytetarëve aq lehtë, i zbatojnë lehtësisht këtu, mes të korruptuarve tanë.
Vetëm kujdes, i numëroni katet mirë tani, të mos ju dalin tepër më vonë? Vërtet ju do të mbretëroni aq vonë?!
Ç’bën Opozita, bashkë me mua? Mban shënim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular