Kryebashkiaku i Divjakës dhe shoferi i tij janë dërguar në spitalin e Lushnjës, teksa policia ka nisur hetimet.

Mësohet se Kokoneshi është goditur me thikë në shpatull dhe në krahë. Mes tij dhe autorit ka pasur fillimisht një debat të ashpër, që ka degjeneruar më pas në sherr fizik dhe Xhelili ka qëlluar Kokoneshin me thikë. Shoferi i tij ka ndëryrë për t’i ndarë, por është goditur dhe ai.