HomeKryesoreNë prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi njoftoi sot mbledhje...

Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi njoftoi sot mbledhje me…

Në prag të mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së ku do të konfirmohet edhe vendimi i kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar demokrat.

Burimet i thanë Balkanweb se në telefonat e deputetëve, shumica e të cilëve ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 29 korrik, ka mbërritur një mesazh ku i njofton për mbledhjen e sotme, në fund të të cilës do të ketë edhe një qëndrim për Këshillin Kombëtar që mblidhet nesër.

“Në orën 14:00 Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD. Ne fund te mbledhjes pritet deklarate. Do te diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve.

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12.00. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular