HomeLifestyle“Të krijojnë çifte fallso, me apo pa ndjenjë…”/Sa e vështirë është për...

“Të krijojnë çifte fallso, me apo pa ndjenjë…”/Sa e vështirë është për Gertën të luajë në BBV: Jam luftarake dhe…

Advertismentspot_img

Në pjesën e parë me moderatorë Jozin dhe Amberin me të ftuar Loredanën, Kellyn, Gertën dhe Vserlon kanë nisur menjëherë diskutimet.

Sa e vështirë është për Gertën si një grua, nënë dhe familjare që të bëjë “Big Brother”?

E vështirë është largësia që unë kam ndaj familjes sime. Shkëputja nga familja, fëmijët. Vështirësia tjetër është pesha dhe përgjegjësia që kam mbi kurriz që të shfaq atë gruan dhe atë nënën që unë jam në të vërtetë jashtë. Kam preferuar që të mos trajtohen si një lojtare që ka mbi kurriz statusin e nënës. Por jam goditur në këtë. Mua më ka ardhur natyrshëm e gjithë loja dhe shumë spontane, pa sforcime.

Dua të jem këtu kështu siç jam Gerta, ndoshta pak më e përmbajtur në kuptimin e statusit që kam si nënë, si grua. Më duhet t’i mendoj gjërat dy herë dhe nuk e kam atë lirshmërinë siç mund ta kenë të gjithë të tjerët.

Duke bërë edhe një krahasim me banorët e tjerë ajo u shpreh se:

Këtu krijimi i çifteve dhe trekëndëshave është masiv. Kanë gjetur këtë lloj mënyre për të luajtur në shtëpi. Të krijojnë edhe çifte me njëri-tjetrin qoftë edhe fallco, qoftë me ndjenja apo edhe pa ndjenja apo për hir të lojës. Kjo është një pikë që i ndihmon dhe e mbështesin njëri-tjetrin në lojë. Plus që edhe publiku e do dhe dimë të gjithë. Vëmendjen ata e marrin dhe për mua kjo është një sfidë dyfish. Raportet që krijohen duke krijuar çifte, për mua është shumë e vështirë për të rezistuar në lojë me drejtësi. Jam një lojëtare që unë pretendoj në këtë lojë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular