Aldo dhe Danja janë një tjetër dyshe, të cilët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit dhe shkak për këtë është bërë rrjedhja e një opinioni që banori ia kishte thënë në mirëbesim modeles për Rizartën, te Rozana.
Aldo është ndier i zhgënjyer dhe tradhëtuar nga Danja, që si mikesha e tij më e mirë në shtëpi, kishte gjetur si kundërargument ndaj sulmeve të Rozanës pikërisht komentin e tij se “nuk e mendon një lidhje me Rizartën sepse është si fëmijë”.
Nga ana tjetër, Rozana ka vënë në dukje se Aldo ka ardhur deri në këtë pikë të lojës pasi është mbajtur pas Danjës, pas njerëzve të divanit të kuq dhe historive të tua të pamundura të dashurisë.
Pjesë nga diskutimi:
Ledioni: Rizarta, a e kishe dëgjuar ndonjëherë këtë fjali të Aldos?
Rizarta: Jo, nuk kam qenë prezente kur ia ka thënë Danjës. Aman, që të ma vërë në pah se dukem më e vogël nga mosha që kam, ma ka thënë edhe në bisedat që kemi pasur me njëri-tjetrin. Prandaj nuk reagova fare.
Aldo: Bëhet fjalë për një opinion të parë që unë e kam dhënë para 20 ditësh, që në momentin që ka ardhur Rizarta. Këtë ja kam vënë në dukje edhe Rezit, por duke e njohur atë kuptova se ka një mendje dhe kulturë mbresëlënëse. Për moshën që ka botëkuptimi i saj është akoma edhe më i madh. Ky ishte një evoluim që ndodhi duke e njohur dita-ditës. Zhgënjimi im nuk erdhi nga Danja. Danja nuk është perfekte, por Rozana është kilometra larg nga Danja.
Rozana: S’ka nevojë, nuk kam ardhur këtu për të marrë mendimin tim për mua sepse unë e di se si më konsideron ti në lojë. Ti je mbajtur pas Danjës, pas njerëzve të divanit të kuq dhe historive të tua të pamundura të dashurisë, kështu që tani nuk më vjen dot mua këtu dhe të më bësh moral. Të lutem shumë, nëse e ke thënë para 20 ditëve këtë gjë, të mos të të djegë sot. Sepse nëse e vë dorën në sobën e nxehtë, e di që të djeg. Mos e vërë më. Duke të njohur si je, me nervin dhe mllefin që ke brenda, qetësia jote sot më lë shumë për të të dëshiruar. Ti je i pamundur për këtë lojë… Merreni me skema, merreni me thashetheme dhe doni t’ju vini në gojë fjalë njerëzve që nuk ua kanë thënë.
Danja: Ti na jep mendimin tënd denigrues sipas kohës. Ti që ke ofenduar të gjithë femrat e shtëpisë. E ke shitur këtë… Nuk jemi si ti që ke bërë lloj-lloj pislliqesh në këtë shtëpi.
Rozana: Danja pislliqe nuk bën. Je me dy karaktere; një e ke gjatë ditëve në shtëpi, tjetrën e ke në Prime.
Danja: Gjeje të tretin, të sfidoj. Ke ndonjë frikë që nuk e lë Aldon të mbarojë? Inaçore…
Aldo: Nuk jam i zhgënjyer nga Danja, por më erdhi inat që gjatë sulmeve të Rozanës, për të më mbrojtur mua i dha asaj si kundërargument një opinion që unë nuk do të doja t’ja jepte. U zhgënjeva akoma edhe më shumë, kur më tha që do të të mbaj qëndrim kur qëndrimin duhej ta mbaja unë.
Danja: Sepse ti rreshtove disa fjali që unë nuk mendoj se më përkasin dhe unë qëndrimin e mbaj ndaj njerëzve që vlerësoj.