Gjysmëfinalja e kësaj të shtune në “Big Brother Albania” e përballi produksionin e Top Channel me një ngjarje të paprecedentë nga një lojtar i shtëpisë dhe të pandodhur më parë në asnjë edicion të këtij formati në vendin tonë.
Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin dhe ngjarja e cila “mori dhenë” u komentua edhe në Top Story.
Sipas gazetarit Berat Buzhala, përplasja mes dy banorëve ka ardhur si pasojë e përplasjeve të fundit mes tyre ndërsa foli edhe për statistika lidhur me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Analiza e Buzhalës u kundërshtua nga drejtori i informacionit të Top Channel Robert Rakipllari, i cili tha se dy personazhet e përfshirë, përfaqësojnë vetëm veten e tyre.
Berat Buzhala: Rrahja ishte epilogu i zhvillimeve të fundit. Nëna ime e shikon, e do Gjestin shumë. Unë atë natë sa e ndeza tv, ishte te Top Channel dhe sapo ndodhi goditja. Pashë atë djalin aty, më bëri përshtypje që të tjerët nuk shkuan t’i jepnin ndihmën. Laerti rrinte e shikonte. Goditja ishte e një boksieri profesionist. Kam para disa zënka paraprake mes tyre. Kishte dhe konotacion feta dhe rajonal, provincave dhe shteteve. Kjo më bën përshtypje, nuk është vetëm lojë. Lufta në Kroaci ka nisur në një ndeshje futbolli. Është një kulturë në Shqipëri, shqiptarët në masë të madhe kanë jetuar jetën pa barrierë. Studimi janë statistikat që nuk gënjejnë. Nëse lexon statistikat e Kosovës dhe Shqipërisë, dallojnë.
Robert Rakipllari: Në gara në spektakle këto janë gjëra që ndodhin. Ti japësh konotacion rajonale dhe fetare, është spekulim i pastër. Ai kufi që është vendosur mes Shqipërisë dhe Kosovës është artificial i vendosur nga pushtuesi jo ne. Këta dy personazhe janë të dy nga Shqipëria e veriut. Ata janë dy djem që përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Po flas realitetin, Jozefini nuk e pranoi dot humbjen dhe bëri atë gjest të papranueshëm. Është një histori që nuk ka lidhje.