HomeSportVIDEO/ Portieri ia vendos topin në duar, Taulant Seferi shkakton penalltinë e...

VIDEO/ Portieri ia vendos topin në duar, Taulant Seferi shkakton penalltinë e çuditshme në Turqi

spot_img

Taulant Seferi ka qenë protagonist sot me fanellën e Bodrumspor, por jo ashtu siç do të kishte dashur sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Lojtari ishte titullar në ndeshjen që ekipi tij luante ndaj Samsunspor, duke lënë shenjë pasi shkaktoi një penallti të çuditshme.

Skuadra e Bodrumspor kishte kaluar shpejt në avantazh, por në minutën e 8-të, gjyqtari u ftua të kontrollonte monitorin e VAR-it për një prekje topi me dorë në zonë. Pas një harkimi në qendër, portieri mbërtheu topin, por u përplas me Seferin i cili kishte kërcyer gjithashtu për të larguar sferën, teksa ia lëshoi në dorë sulmuesit shqiptar.

Gjyqtari pa pamjet në monitor dhe akordoi penallti për prekje të topit me dorë në dëm të Seferit, duke sjellë gjuajtjen me të cilën u barazua rezultati.

SHIH VIDEON

Ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Samsunspor, duke bërë që Bodrumspor të përfundonte në zonën e ftohtë të klasifikimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular