Nën drejtimin e Luis Enrikes, PSG-ja u shpall kampione në Mynih, duke fituar herën e parë në histori Ligën e Kampioneve. Në një paraqitje të fuqishme, skuadra pariziene mundi qartë Interin e Milanos.
Kjo fitore e Ligës së Kampioneve ka një kuptim të veçantë në Francë, veçanërisht për shkak të kontekstit që lidhet me Kilië Mbape. Ylli aktual i Real Madridit luajti shtatë sezone me PSG-në, pa arritur kurrë të ngrejë këtë trofe të madh kontinental. Tifozët e Parisit nuk humbën rastin të kujtonin yllin francez. Një prej tyre shprehu me vendosmëri:
“Kjo fitore tregon rëndësinë e punës kolektive. Me Mbapenë nuk do të ishte e njëjta gjë, nuk do të kishim arritur deri këtu. Sot kemi një ekip të vërtetë dhe kjo bën diferencën”, tha ai. Megjithëse sulmuesi madrilen nuk ishte i vetmi që kishte vend në mendjen e tifozëve.
Një tjetër mbështetës u shpreh ashpër: “Mesi, shko në p***. Dhe Nejmar, shpresoj që të përfundosh në burg si Dani Alvesh”. Ky koment tregon zemërimin dhe pakënaqësinë që kanë disa tifozë ndaj yjeve të mëparshëm të Parisit.