HomeAktualitetNis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, plan masash për mbarëvajtjen e trafikut....

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, plan masash për mbarëvajtjen e trafikut. Ja itinerari i lëvizjes së mjeteve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, peligrinazh që mbledh çdo vit mbi 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora e mbarë bota.

DVP Berat me plan masash, jep itinerarin e lëvizjes së mjeteve dhe kufizimet.

Ka nisur prej ditës së djeshme Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, peligrinazh që do të vazhdojë për një javë rresht.

Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh, DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat,Kuçovë dhe Skrapar, janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2025.

Në zbatim të këtij plani masash, janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.

Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, Forcat zjarrfikëse, Spitalin Rajonal Berat, organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Të gjitha detajet e planit të masave i ka bërë me dije në një komunikim për mediat DVP Berat,e cila ka shpjeguar edhe itinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.

ITINERARI.

-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit.

-Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë:
“Teqeja e Kulmakut -Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea” –Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë -Gjerbës-Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

KUFIZIMET:

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, “Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, “Berat-Mali i Tomorrit”, “Berat-Çorovodë” dhe “Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.

Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria,Diaspora dhe mbarë bota,të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit,nën ritmet fetare të bektashinjve, pamvarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qënë barinjtë e fshatrave të Skraparit,të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës “qengjat”,që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Gjatë 7-ditëve të peligrinazhit,në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një gjengj për veten dhe familjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular