HomeOP EDReflektim mbi Algokracinë, Metaverse-in dhe Shqipërinë/nga Arian Galdini

Reflektim mbi Algokracinë, Metaverse-in dhe Shqipërinë/nga Arian Galdini

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

nga Arian Galdini
Nga heshtja algoritmike tek qeverisja e koduar.

A mund të jetë Shqipëria si laboratori i një eksperience globale????

Një ditë të bukur pranvere, një mesazh im i qartë, i shkruar me mendim të lirë dhe me ndjenjë njerëzore, u zhduk në heshtje.

Aty kuptova se diçka po ndodhte me faqen time në Facebook…

Më pas zulova se dikush kishte spostuar vendndodhjen e Faqes sime në mes të Oqeanit Atlantik Jugor.

Postimet e mia raportoheshin dhe mbyteshin, errësoheshin dhe humbisnin në terrin e algoritmeve vrastare që dikush i kishte kurdisur për ta shuar krejtësisht çdo komunikim timin në Facebook.

Dhe të gjithë ju e dini historinë e publikuar këtu të ndërkalljes sime me Facebook, Metaverse.

Aty e kuptova se betejat nuk bëhen më me votë, me fjalë apo me ide, por me linjat e padukshme të kodit që ndajnë çfarë shihet dhe çfarë zhbëhet.

Sot lexova një lajm: “Albania wants to replace its corrupt government with AI.”

Dhe një deklaratë nga vetë Kryeministri Edi Rama: “Një ditë të gjithë ministritë mund të drejtohen nga algoritme. Pa korrupsion. Pa favoritizma. Pa gabime njerëzore.”

Një narrativë që të bën të ndalesh.

Kjo nuk është thjesht një shaka postmoderne.

Kjo është një përpjekje për të zëvendësuar politikën me performancën, reformën me kodin, përfaqësimin me paraprogramimin.

Një algokraci e re në zanafillë.

Një qeverisje ku “njeriu” është shmangur, sepse besimi është shteruar.

Siç shpjegon John Danaher (2016), algokracia është ajo formë sundimi ku pushteti nuk merret më nga njerëz me fytyrë, por nga struktura të automatizuara pa përgjegjësi.

Një sistem që e kthen qeverisjen në kalkulim, dhe drejtësinë në probabilitet.

Shoshana Zuboff paralajmëron për “kapitalizmin e mbikëqyrjes” ku transparenca teknologjike nuk është më mjet për liri, por një instrument i maskuar i kontrollit.

Ndërsa Evgeny Morozov shprehet qartë: teknologjia nuk zëvendëson dot një sistem të kalbur, pa reformë të vërtetë, vetëm ia fsheh kalbëzimin.

Dhe këtu lind pyetja: kur një regjim i konsumuar nga klientelizmi kërkon shpëtim në makinë, a kemi përballë një revolucion apo një kamuflim të perfeksionuar të autoritarizmit digjital?

Shqipëria bëhet simbol.

Një vend i vogël me një ide të madhe, jo për të reformuar sistemin, por për ta outsourcuar vetë shtetin te inteligjenca artificiale.

Kjo është ajo që Byung-Chul Han do ta quante zhdukja e subjektit politik, ku qytetari nuk pyetet më, sepse makineria vendos për të në heshtje.

Ai flet mbi Simulakrin e Qeverisjes, ku shteti nuk reformohet, por fshihet pas aparateve që duken neutrale, por që prodhojnë një tjetër formë të kontrollit, të heshtur, të mençur dhe të padukshëm.

Qytetari zëvendësohet nga një përdorues. Përdoruesi zëvendësohet nga një profil.

Dhe profili menaxhohet nga një sistem që nuk e njeh as nderin, as drejtësinë, as lirinë.

Kjo është beteja jonë.

Dhe beteja ime personale me Facebook dhe Meta nuk është më një çështje individuale, por simptomë e një fenomeni më të madh: një marrëveshje e padukshme mes platformave globale dhe qeverive që duan të mbeten pa përgjegjësi.

Një pakt i heshtur për të ndërtuar një botë ku heshtja ka zë më të fortë se fjala.

Ky është simulakrimi i ri i qeverisjes.

Dhe ne nuk duhet të biem në iluzionin e tij.

Në këtë luftë midis kodit dhe ndërgjegjes, fjala është akt rezistence. Dhe çdo status si ky është një grimcë zëri të rikuperuar nga heshtja.

A është Shqipëria duke u shndërruar sërisht në eksperimentin e radhës?

A ka pakt mes Edi Ramës dhe Kompanive të AI e Teknologjisë për ta shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e radhës?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular