HomeKulture“Ditët e bukës gjermane” nga Dhoma e Zejeve “Koblenz” dhe partnerët në...

“Ditët e bukës gjermane” nga Dhoma e Zejeve “Koblenz” dhe partnerët në Shqipëri

Advertismentspot_img

Dhoma e Zejeve “Koblenz”, në kuadër të Projektit të Partneritetit të Dhomave dhe Shoqatave, në bashkëpunim me Alta Academy dhe partnerët e projektit nga Shqipëria dhe Kosova, sollën në Tiranë mjeshtërit gjermanë të bukës dhe pastiçerisë, Jens Stadtländer dhe Rainer Hahn.

Kjo nismë synon promovimin e standardeve më të larta gjermane në zejtarinë vendase.

Jemi këtu në kuadër të Javës Kulturore Gjermane për të prezantuar bukët që kemi pjekur me furrat shqiptare. Njëkohësisht po përpiqemi të sjellim bukën e famshme të thekrës në Shqipëri, pasi është e shëndetshme dhe e pasur me vlera ushqyese. Jemi të kënaqur që njerëzit po e shijojnë dhe besojmë se kemi një mundësi reale për ta futur në tregun shqiptar. Përmes projektit tonë synojmë të sjellim mjeshtërinë gjermane në vend, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së bukëpjekjes në Shqipëri,” u shpreh drejtori ekzekutiv i Dhomës së Zejeve “Koblenz”, Ralf Hellrich.

Aktiviteti kulmoi më 3 tetor në Pazarin e Ri të Tiranës, ku publiku pati mundësi të shijonte bukë të freskët të përgatitur gjatë seminarit.

Sot ka nisur Java e Bukës Tradicionale Gjermane dhe, me këtë rast, kemi përgatitur disa lloje bukësh duke përdorur brumë gjerman, si edhe një larmishmëri të llojit ‘Kaiser Pretzel’,” tha shef-pastiçeri Hahn.

I pranishëm në këtë event ishte edhe ambasadori gjerman Karl Bergner, i cili foli për rolin që evente të tilla kanë në afrimin mes dy vendeve.

Këtu janë të pranishëm disa zejtarë gjermanë. Besoj se keni vizituar stendën e bukës tradicionale, por gjithashtu kemi edhe disa biznese të tjera gjermane. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth Gjermanisë dhe asaj që ajo sjell këtu. Ideja është të afrojmë kulturën gjermane në Shqipëri, që njerëzit ta ndiejnë, ta shijojnë dhe ta përjetojnë,” u shpreh ambasadori Bergner.

Dhoma e Zejeve “Koblenz” ofron formim profesional, zhvillim biznesi dhe konsulencë për zejtarë, sipërmarrës dhe nxënës. Duke garantuar standarde të larta në arsim dhe certifikim, ajo siguron cilësinë e mjeshtërisë gjermane, teksa mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular