HomeOP EDRomani “Oligarkët” i Vili Minarollit dhe fundi me turp i Ramës/nga Bujar...

Romani “Oligarkët” i Vili Minarollit dhe fundi me turp i Ramës/nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

Nga Bujar Leskaj
Si lexues, paraqes modestisht këtë shkrim për romanin “Oligarkët” i Vili Minarollit, i cili përbën një nga përpjekjet më të drejtpërdrejta të letërsisë shqiptare bashkëkohore, për të ekspozuar mekanizmat okultë të pushtetit ekonomik dhe politik në Shqipërinë e tranzicionit të vonë.

Kjo vepër që prodhon letërsi me nivel mesatar artistik, me nuanca publicistike, ka një narrativë që lexohet me kënaqësi, sidomos në situatën e sotme.

Romani ndërton një panoramë të errët të një shoqërie ku Shteti, kapitali dhe politika janë të ndërthurur në mënyrë organike, duke krijuar një sistem oligarkik. Në të, vendimmarrja nuk buron nga interesat publike, por nga marrëveshje të mbyllura dhe interesa private. Minarolli përdor një stil realist, herë-herë brutal, duke mos u fshehur pas alegorive të ndërlikuara.

Personazhet e tij janë tipologji të njohura të realitetit shqiptar: biznesmenë të lidhur me pushtetin, politikanë pa ideologji, media të instrumentalizuara dhe qytetarë të përjashtuar nga proceset reale të vendimmarrjes.

  1. Romani “Oligarkët”: një denoncim i fuqishëm i Shtetit të kapur në Shqipëri

Forca e romanit qëndron në aftësinë për ta kthyer oligarkinë nga një koncept abstrakt, në një përvojë të prekshme sociale, ku pasojat ndihen në jetën e përditshme, në varfëri, në mungesë drejtësie dhe në shkatërrimin e besimit publik.

E gjithë vepra përbën një denoncim të fuqishem të Shtetit shqiptar të kapur nga interesat klienteliste të një grupi biznesmenësh rrotull Ramës, të faktit që në 10 vitet e fundit(romani u botua në vitin 2020), Shqipëria nuk është thjesht një shoqëri dhe ekonomi në tranzicion të zgjatur.

Ajo është shndërruar gradualisht në një sistem oligarkik funksional, ku pushteti ekonomik dhe ai politik janë ndërthurur në mënyrë organike, duke prodhuar pasuri të përqendruar, institucione të dobëta dhe një shoqëri të lodhur nga padrejtësia. Kostoja e këtij modeli nuk është abstrakte. Ajo matet në mallra dhe shërbime nga më të shtranjtat në Evropë, në mundësi të humbura, konkurrencë të shkatërruar dhe besim publik të rrënuar.

Autori e thekson qartë së tek ne oligarkët nuk janë produkt i tregut të lirë, por produkt i aksesit të privilegjuar tek drejtuesit e shtetit, më shkoqur tek kryeministri, në roman i quajtur “Shefi”(nënkupto KM). Ata nuk u rritën përmes inovacionit, konkurrencës apo eficiencës, por përmes koncesioneve dhe PPP-ve të dyshimta, tenderëve të përsëritur pa garë reale, ligjeve dhe vendimeve të personalizuara, si dhe tolerimit fiskal dhe institucional

Kjo ka krijuar një shoqëri dhe ekonomi, ku suksesi dhe fitimi nuk varen nga aftësia për të prodhuar mallra dhe shërbime më mirë dhe më lirë, por nga afërsia me pushtetin.

  1. Fundi i Ramës-shterim i një modeli qeverisjeje të mbështetur tek abuzimi dhe korrupsioni sistemik

Vepra “Oligarkët” e Vili Minarollit nuk synon neutralitet estetik, por ndërton një narrativë kritike, që e çmonton figurën e Shefit(KM), si simbol të një pushteti të personalizuar, të mbajtur nga oligarkët që i ka rreth vetes, të ndërtuar mbi imazhin, retorikën dhe kontrollin e narrativës publike.

Romani e paraqet “fundin” jo thjesht si rënie personale të Shefit, por si shterim të një modeli qeverisjeje, i cili mbështetet më shumë tek abuzimi me interesat dhe fondet publike, tek korrupsioni sistemik dhe tek spektakli, sesa tek institucionet.

Vlera e këtij romani qëndron në guximin për të trajtuar drejtpërdrejt një figurë aktuale të pushtetit dhe për ta vendosur atë në qendër të një analize letrare dhe politike. Autori shfrytëzon ironinë dhe demistifikimin, për të treguar se si pushteti, kur shkëputet nga llogaridhënia dhe realiteti social, fillon të prodhojë vetë kushtet e rënies së tij.

Në këtë kuptim, romani është më shumë një akt kritik, se sa një rrëfim klasik, duke i afruar kufijtë e tij të krijimit me ese-në politike dhe satirën sociale.

Romani “Oligarkët”, i veçantë në stilin dhe strukturën e tij, denoncon me forcë një tranzicion të kapur të shoqërisë shqiptare, ku demokracia formale mbulon një realitet të përqendruar pushteti dhe pasurie.

Vepra e bën këtë përmes ndërtimit të një sistemi narrativ ku pushteti është i shpërndarë mes aktorëve ekonomikë dhe politikë, ndërsa të gjithë i shërbejnë dhe përqendrohen në miklimet e tyre tek figura e drejtuesit të partisë në qeverisje dhe qeverisë, si mishërim i këtij sistemi.

Ky roman përfaqëson një letërsi që nuk kërkon vetëm të tregojë histori, por të ndërhyjë në debatin publik. Kjo vepër i jep romanit shqiptar një funksion kritik dhe dëshmues, duke e pozicionuar letërsinë si një hapësirë rezistence ndaj normalizimit të pushtetit, oligarkisë dhe manipulimit të realitetit politik, shoqër dhe ekonomik të vendit.

Edhe kur janë polemike apo të ashpra, romane të tilla si “Oligarkët” e Vili Minarollit fitojnë vlerë, pikërisht sepse refuzojnë heshtjen dhe neutralitetin dhe zgjedhin denoncimin, përballë një realiteti të kontestuar shoqëror.

xxx

Me këtë vepër, edhe pse të publikuar katër vite më parë, politikani dhe ambasadori ynë i shquar Vili Minarolli vjen, krahas vlerave të tjera të shumta të romanit, edhe si shkrimtar parashikues!

Ai ka parashikuar me largpamësi dhe thellësi fundin e afert dhe me turp të Shefit(KM), këtij autokrati të mbështetur vetëm nga sekti i tij dhe shpura e oligarkëve të shumtë rreth vetes, krijesa të panginjura për t’i rrëmbyer dhe akaparuar vendit çdo pasuri publike dhe çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë.

Nga fundi i romanit, për fundin e Shefit -KM (nënkupto Ramës ), autori parashikon një dalje turpëruese për të, por pa u finalizuar me arrrestim , sepse arratiset dhe i shpëton drejtësisë, duke kërkuar azil politik në një vend aleat të Rusisë (ndoshta Serbi, apo Hungari, si Gruevski). Kjo, me objektivin për të shkuar nën suazën e Rusisë, ndërsa pjestarët e sektit grabitës Rama(ministrat  e tij) ngecin në rrjetën e drejtësisë së re (edhe në roman, Shefi-Kryeministri mendon vetëm për vete-shikoni me vëmendje faqen 283 të romanit).

Autori, për të qenë korrekt me telashet e botimit, thekson se “Çdo ngjashmëri me ngjarje të caktuara a me persona konkretë është krejt e rastësishme“. Në fakt , nga leximi duket qartë dhe bukur se nuk është…

Faleminderit, shkrimtari Vili Minarolli!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular