HomeEkonomiZhvillimi i gjelbër, tani është koha…nga Bardhi Sejdarasi

Zhvillimi i gjelbër, tani është koha…nga Bardhi Sejdarasi

Advertismentspot_img

nga Bardhi Sejdarasi
Në hapësira të ndryshme kohore më është dashur të flas dhe të komentoj për ekonominë e gjelbër, për mjedisin dhe ruajtjen e tij, por edhe për ekonominë e qëndrueshme dhe binomin e pandarë mes ekonomisë dhe ekologjisë. Së fundmi kjo është bërë një temë e mprehtë dhe merr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe analizë.Unë do të sjell në këtë shënim mendimet e disa prej ekspertëve të njohur të mjedisit dhe ekonomisë, me të cilët pata rastin të ndaj mendime në një emision dedikuar temës së mësipërme, në studion e Radio Ejani të CMG -sëNjë nismë jo më pak se 20 vjeçare e sjellë në kontekstin në sotëm, një përvojë e më shumë se 100 shteteve që e ndjekin këtë nismë, por edhe një platformë e plotë nga viti 2012 i Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit, u bënë pjesë e kësaj bisede, që kisha dëshirë ta ndaj me ata që e lexojnë këtë shënim. Sigurisht, edhe duke kërkuar që të komentojnë dhe të analizojnë atë çka është thënë e debatuar në bisedën tonë, me studiues të njohur e specialistë të kësaj fushe .E nisa me Kinën! “Ujëra të kthjellëta dhe male të harlisura për Kinën dhe botën e bukur – Koncepti dhe praktika e qytetërimit ekologjik të Kinës, dhe si e frymëzojnë ato botën”. Kjo tematikë e quajtur ndryshe edhe “Koncepti i dy Maleve”, duket se po përbën edhe thelbin e debateve aktuale për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe një ekonomi qarkulluese të domosdoshme. Pse solla përvojën e Kinës në këtë qasje, që duhet thënë se i takon të gjithë botës së qytetëruar? Sepse ekonomia e dytë më e madhe e Botës ka shpalosur disa tregues që të bëjnë përshtypje dhe duhen marrë në analizë. “Ujërat e kthjellëta dhe malet e harlisura janë pasuri të paçmueshme” është një ide origjinale që përfaqëson një shenjë dalluese të përpjekjeve të Kinës në zhvillimin e qytetërimit të saj ekologjik. Roli i Kinës, si një aktor i ri global mjedisor, sjell metoda dhe ide inovative që mund të shërbejnë si alternativa për kombet e tjera. Këto qasje ofrojnë perspektiva të reja mbi sfidat mjedisore në epokën e ndikimit njerëzor.Prof. Dr. Romeo Hanxhari, një qëmtues i hershëm i të gjitha çështjeve që lidhen me mjedisin, por edhe një autor i zëshëm i temave për këtë çështje, theksoi në tryezën e organizuar se “Ekonomia e gjelbër“ është një koncept, i cili zyrtarisht është konceptuar nga OKB në vitin 2012 në Konferencën RIO + 20“. Ishte pikërisht koncepti i ekonomisë së gjelbër, që e vinte ekonominë në qendër të asaj konference, e cila vinte pas një recensioni të ekonomisë nga viti 2008 e në vijim, krize e cila, siç thotë prof. Hanxhari, vuri në dyshim teorinë dhe praktikën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili ishte zyrtarizuar që në 1992, po në Rio.Pasi përmend se pikërisht në 2012 Prof. Hanxhari kapasur fatin të ketë hartuar draftin e Shqipërisë të përqendruar pikërisht tek hapësirat e ekonomisë së gjelbër, Hanxhari nënvizon se “arsyeja ishte t‘i jepnin ekonomisë shqiptare një puls të ri, duke e riorientuar nënjë drejtim, i cili të ishte sa më miqësor me elementet e tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm, që janë komponenti mjedisor dhe ai shoqëror, apo social“.Duke bërë një historik të shkurtër të nocionit, Prof. Hanxhari thotë se“prej atij momenti ka qënë BE lokomotiva e këtij koncepti dhe praktike“. Por ai nënvizon edhe se “është gjë jashtëzakonisht e mirë që, edhe Kina, si një fuqi ekonomike dhe gjeopolitike në Botë, të promovojë këtë koncept“.

Hanxhari thekson se kjo është e rëndësishme, siç ka qenë e rëndësishme edhe renditja e Kinës në marrëveshjen e Klimës në 2015.“Tashmë, me potencialin që ka për energjitë e ripërtëritshme (për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore, për shkak të lëndës së parë, pra rezervave të mineraleve të rralla etj., prodhimit të energjisë fotovioltaike etj.), Kina po shndërrohet në një vend parësor në Botë“ – thotë prof. Hanxhari. Ai e cilëson këtë qasje si të “mirëpritur edhe për kontekstin tonë europian në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë për t‘iu bashkëngjitur marrëveshjes së gjelbër të BE“. “Ne kemi detyrim që ecim në atë drejtim dhe Kina natyrisht që është një shembull shumë i mirë dhe një burim teknologjie dhe materialesh, me të cilat ne mund të ndërtojmë rrjetin tonë të energjisë së ripërtëritshme“ – tha në bisedë prof. Romeo Hanxhari.Në një linjë të përafërt, Alis Mustafa, menaxhere projekti në “Partner Albania“, theksoi se projekti i saj “ka një fokus të veçantë tek biznest e gjelbërta dhe tek sipërmarrjet sociale të gjerbërta“. Mustafa tregoi se prej vitit 2012, Partner Albania është zbatuese e konkursit të bizneseve të gjelbra, ku financohen ide biznesi, që janë miqësore me mjedisin, por janë edhe në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB.
Sipas ekspertes Mustafa, “koncepti i “Dy maleve“ është një koncept mjaft interesant, duke parë se si një ekonomi industriale si ajo e Kinës ka bërë të mundur edhe integrimin, apo edhe fokusimin në zhvillimin ekonomik dhe atë mjedisor dhe, se si ato mund të shkojnë krah për krah. Dhe jo të shihen si kundërshtarë të njëri tjetrit“- sipas opinionit të saj. Mustafa thotë se “është edhe një mundësi e mirë për ta replikuar, për ta zbatuar në ekonominë shqiptare, si ide që kanë në fokus ruajtjen e mjedisit, të biodiversitetit, ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtij mjedisi“.
Dr Lorenc Gordani, që spikat si një këshillues ligjor për investimet në energjetikë dhe infrastrukturë, e ve theksin tek treguesit konkretë që ofron një ekonomi e gjelbër. “Shqipëria, – thotë Gordani,- ka kaluar në dhjetëvjeçarin e fundit, nga zero prodhim nga energjia diellore, gati në një Teravat të saj, që pritet deri në fund të vitit 2026“. Sipas tij “ky nuk është një zhvillim i thjeshtë teknik, por është një qasje ndaj filozofisë që ne kemi“. Pra, -thotë Dr. Gordani, – po ta lidhim edhe me konceptim e“Dy maleve“, ujrat e kristalta, malet e hartlisura, pikërisht nënkupton që zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit dhe me lënien e trashëgimisë brezave të ardhshëm“.Ardian Cani, drejtor i projekteve për energjinë e pastër fotovoltaike, bën një koment që lidhet me diskutimin për ekonominë e gjelbër. “Koncepti i “Dy Maleve“, me kalimin e kohës, është bërë edhe qendra e strategjisë kineze për civilizimin ekologjik“, – thotë Cani, duke shtuar se në Kinë janë bërë shumë përparime në këto vite, mjafton të marrim në konsideratë, sidomos ata që kanë vizituar Kinën vetëm pak vite më parë. “Unë kam qënë aty para dy viteve për të marrë pjesë në një panair të baterive“, thotë eksperti Cani, duke nënvizuar se modeli kinez është një model që mund të aplikohet edhe në Shqipëri.Prof. Dr. Hanxhari kujton disa ngjarje në kohë në Kinë. “Ka qënë viti 2005, kur presidenti aktual i Kinës, në cilësinë e administratorit të një province, e lancoi këtë model“.Deri në atë kohë ekonomistët e kishin parë mjedisin si një dëm kolateral, duke konsideruar që rritja ekonomikë me dëmin në mjedis është në përpjesëtim të drejtë. “Për fat të mirë tani, edhe BE, edhe Kina shkojnë drejt një dukurie që do të thotë ndërprerje e këtij përpjesëtimi të drejtë, që do të thotë “PO“ rritjes ekonomike, por ndikim në mjedis sa më i ulët, mundësisht “ZERO“, thotë Hanxhari.

Kina është mjë model shumë i mirë i faktit që mund ta ndryshojë vetveten, malet e gjelbëruara dhe ujërat e kristalta si indikatorë që ndihmojë mjedisin.
“Objektivi i Kinës për ta rimarrë veten dhe për t‘u shndërruar në një model është një gjë e shkëlqyer! Është një model që mendoj se duhet ta shikojmë me admirim, sepse praktikisht pasojat mjedisore në Kinë janë të rëndësishme edhe në nivel global, edhe në nivel lokal“, nënvizon profesori i mjedisit. Sipas Hanxharit, të ulja e gjurmës ekologjike është “të prodhosh më shumë, me më pak burime natyrore dhe natyrisht dhe mesa më pak, mundësisht zero, ndikim mjedisor“.“Unë mendoj se Shqipëria nga ky koncept i rëndësishëm i Kinës, mund të fitojë në aspektin e teknologjisë, duke qenë se e shikon ekologjinë si ekonomi, nxit teknologjinë, nxit inovacionin dhe rrjedhimisht edhe uljen e çmimeve“.Ekspertët, e ftuar në bisedë, e lidhën konceptin e mësipërm edhe me turizmin dhe sidomos zhvillimin e tij në Shqipëri, në dekadën e fundit.Dr. Lorenc Gordani tha se “rritja e shpejtë dhe me numra të mëdhenj e turizmit, në një farë kuptimi, kthehet edhe në një bumerang. Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë parësore dhe kjo shihet në sektorin e turizmit, – tha ai.“Turistët vijnë në Shqipëri për malet, për natyrën, për ujin, pra për këto bukuri! Dhe nëse ne nuk arrijmë të menaxhojmë rritjen e këtij fluksi me kujdesin në mjedis, shumë shpejt do të shikojmë që bregdeti do të jetë i ndotur, ujërat e pastra nuk do të jenë më të tilla“, tha Dr. Gordani.Në një koment për turizmin Prof. Dr. Hanxhari theksoi se Shqipëria mund të quhet tani një vend i varur ekonomikisht nga turizmi. Kjo, në një farë mënyre ka të mirën e vet, sepse e kapilarizon përfitimin edhe tek komunitetet lokale, por turizmi praktikisht ka një ndikim jo të vogël në mjedis, këmbënguli profesori i Universitetit të Tiranës.Në bisedë u nënvizua edhe se koncepti i “Dy Maleve” ka ulur intensitetin e emetimit të karbonit me 34.4% gjatë 10 viteve të fundit. Kina ka zhvilluar bashkëpunim me mbi 100 vende e rajone të botës në fushën e energjisë së gjelbër.Në fund të vitit 2025, kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti në 3.89 miliardë kilovat, një rritje vjetore prej 16.1 për qind.Energjia diellore ishte performuesi më i spikatur, me kapacitet të instaluar që u rrit me 35.4 për qind në 1.2 miliardë kilovat. Energjia e erës gjithashtu vazhdoi zgjerimin e saj të qëndrueshëm, me kapacitet të instaluar që arriti në 640 milionë kilovat, 22.9 për qind më shumë në bazë vjetore. Kina ka ndërtuar sistemin më të madh të energjisë së rinovueshme në botë.Për të gjitha këto, ekspertët e ftuar në këtë bisedë, sollën komentet e tyre, duke afruar një vlerë të shtuar edhe për komunikimin publik lidhur më tema të tilla.Biseda e organizuar veçoi mjaft aspekte të rëndësishme të kësaj teme, duke iu referuar punës dhe përvojës që po realizohet në Kinë dhe që ka dhënë indicie pozitive globale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular