HomeAktualitetMa*akër familjare në Luiziana: Babai i merr jetën 7 fëmijëve të tij...

Ma*akër familjare në Luiziana: Babai i merr jetën 7 fëmijëve të tij dhe një tjetri nga të shtënat me armë

Advertismentspot_img

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Luiziana, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër pa lidhje gjaku gjatë një të shtënë masive në qytetin e Shreveport.

Sipas autoriteteve, viktimat ishin të moshës nga një deri në 14 vjeç. I dyshuari, i identifikuar si Shamar Elkins, qëlloi gjithsej 10 persona para se të largohej nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur. Policia e ndoqi dhe e qëlloi për vdekje.

Ngjarja nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës dhe është cilësuar nga policia si një “shqetësim familjar”. Para se të hynte në banesë, autori kishte qëlluar edhe një grua në rrugë. Brenda shtëpisë ai vrau tetë fëmijë, ndërsa një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë duke u hedhur nga çatia dhe ndodhet në spital.

Dy gra të rritura, përfshirë nënën e fëmijëve, janë në gjendje kritike.

Kryebashkiaku i Shreveport, Tom Arceneaux, e përshkroi ngjarjen si “ndoshta më tragjiken në historinë e qytetit”, ndërsa autoritetet lokale dhe shtetërore kanë nisur hetime të plota për zbardhjen e rrethanave.

Sipas të dhënave të Gun Violence Archive, kjo është një nga të shtënat masive më vdekjeprurëse në SHBA që nga viti 2024, duke thelluar shqetësimet për dhunën me armë dhe konfliktet brenda familjes.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të motivit dhe rrethanave të kësaj tragjedie që ka tronditur mbarë komunitetin./

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular