Mediet greke kanë publikuar detaje të reja, tragjike nga vdekja e 19-vjeçares Myrto në Greqi, e cila vdiq për shkak të mbidozës së kokainës të marrë nga i dashuri dhe shokët e saj.
Sipas protothema.gr mësohet se 22-vjeçari nga Shqipëria, i cili kishte shkuar në banesën me qira, ndërsa mësohet se më parë kishte qenë në një banesë tjetër me një tjetër vajzë.
Në dëshminë e dhënë për këtë moment ai mësohet se ka telefonuar shërbimet e urgjencës dhe dy të tjerët vendosën ta transportonin vajzën pa ndjenja përballë banesës me qira.
Në momentin kur mbërritën forcat e zjarrfikëses, të rinjtë pretenduan se e kishin gjetur Myrton dhe mohuan njohjen me vajzën.
Shpëtuesit e shërbimeve të urgjencës konfirmuan gënjeshtrën e dy personave që akuzohen për vrasjen e saj ndërsa përpjekja e tyre për ta mbajtur vajzën gjallë ishte goxha dramatike.
Referuar dosjes penale mësohet se në momentin kur mbërriti ambulanca, vajza ishte gjallë, por merrte frymë me vështirësi dhe kishte puls shumë të ulët.
Përpjekjet për ta mbajtur gjallë në jetë u intensifikuan në Spitalin e Argostolit ku vajza mbërriti me një atak kardiak.
Në deklaratat e tyre anestezisti ashtu edhe kardiologu theksuan se u përpoqën ta mbanin vajzën gjallë. Gjëj e cila është konfirmuar dhe nga ministri i shëndetësisë në Greqi, i cili hodhi poshtë akuzat se kishte mjekë që nuk punuan për tí shpëtuar jetën Myrtos.
Pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht ora 05:45 e mëngjesit u regjistrua si momenti kur Myrto dha frymën e fundit.
Shkaku i vdekjes, sipas certifikatën e mjekut ligjor të Patrës ku u transferua trupi i saj, mësohet se ka qenë pulmonare, ndërsa priten që në vijm të dalin dhe rezultatet e analizave toksikologjike.
Lajmi për vdekjen e vajzës 19-vjeçare tronditi jo vetëm Kefaloninë, por të gjithë Greqinë e opinionin publik, duke lënë të shokuar dhe një pjesë të njerëzve në Shqipëri, pasi thuhet se vajza kishte mamanë shqiptare.
Por sipas dëshmive të familjarëve mësohet se Myrto , e cila pritste të mbushte nëntëmbëdhjetë vjeç më 10 gusht, ishte një vajzë e zakonshme, siç quhet në Greqi:”vajza e derës fqinje”.
Jeta e saj e përditshme thuhet se ishte e zakonshme e asgjë e keqe nuk vinte prej saj në një botë kur mediat sociale, imazhet dhe filtrat, ndahen me një fije peri të hollë nga rutina e përdoruesve të rrjetit.
Myrto mësohet se ndiqte mësimet në Shkollën e Infermierisë në Spitalin e Argostolit, dhe ëndërronte ta ndërtonte jetën e saj si infermiere në vendin ku lindi dhe u rrit.







