Tre fëmijë të mitur, të moshave 15-17 vjeç, janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa gjurmë në Durrës.
Sipas policisë, denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kanë kallëzuar largimin e fëmijëve pranë autoriteteve. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e rastit.







