Nga Kastriot KOTONI
Bota shqiptare u përfshi nga dy lajme brenda 24 orëve të fundit në mediet kryesore të vendit. Në dukje lajme tejet normale, a thua se deri para se të na vinin këto lajme kishim ndryshuar ritualet e përditshmërisë sonë? Silvinjo kishte një kontratë për të bashkëpunuar me Federatën e futbollit shqiptar dhe si kudo në botën e sportit rritet kureshtja për të ardhmen e tij në karrierë, por edhe si dhe kush do ta zëvendësojë? Silvinjo na rriti ne me kërkesa për kualifikime. Atij i kërkuam lojtar me më shumë minuta në lojë. Ata lojtarët nën drejtimin e tij kaluan në ekipe më të mira dhe u rrit vlera e kartonit. Në ato kushte në atë realitet të momentit, ai diti të grumbullojë lojtarët më cilësor. Krijoj një ekip me dy tre lojtar për secilin pozicion, dhe kjo nuk është pak. Po në fund të fundit Silvinjo arriti të krijojë ndër ne shqiptarët një kompaktësim kombëtar me perspektivë, për të shpresuar në të ardhmen e ekipit tonë kombëtar. Mbetet në dorën e trajnerit të ri Marani, që të dijë të lexojë mirë arritjet dhe të metat tona, në ekipin tonë kombëtar. Ndërsa për dëgjimin e ambasadorit në Senatin amerikan për strategjinë dhe rrugët për një diplomaci aktive në Shqipëri, puna është më e thjeshtë, sepse prania e Amerikës në vendin tonë, nuk varet thjesht nga një emërim ambasadori. Problemi qëndron tek përmasat mediatike të respektit ndaj vetes dhe mënyrës sesi i përcjellim ne këto lajme krejt normale. Ata flasin me një respekt maksimal për popullin shqiptar me vetit dhe karakterin e tij, si trashgimtar të veprës së heroit kombëtar Skënderbeut, media jonë pa identitet kombëtar dhe nën një servilizëm të kotë, krejt të padobishëm, e kthen rrotën e kohës 150 vjet pas. Ambasadori Wendt, është i mirseardhur dhe dihet se puna e një ambasadori, është pikë së pari të ndikojë për forcimin e marrëdhënieve midis popujve dhe shteteve të tyre. Të mbrojë interesat e shtetit të tij dhe shtetasve të vet, në atë vend ku është emëruar. T’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet në fusha me interes të përbashkët. Fundja të dojë dhe kontribojë për të ardhmen e të dy vendeve. Tjetër gjë është mënyra se si janë sjellur politikanët tanë me ambasadorët amerikanë, ku nën petkun e sovranitetit e integritet e mercenarizmit politik, kanë dhënë shembuj të një politike pa bosht, plot gafa dhe gabime të pafalshme, që i kanë kushtuar shtrenjtë fateve të vendit. Ata si fëmijët që u nanurisen të parit që i qeras ose i përkëdhel, janë gati të lëpijnë këmbë e duar, dhe përdorin lloj lloj marifetesh e makinacionesh, për të qenë si më të afrueshmit, e më të besueshmin me abasadorin e radhës, i cili vjen nga Amerika. Media jonë duhet të jetë më e kursyer, për të bërë ngjarje çdo aktivitet të pranisë së politikanëve tanë me ambasadorin amerikan dhe diplomatë të tjerë të asaj ambasade.







