Kombëtarja e Shqipërisë është njohur me gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në miqësoret e qershorit. Fillimisht ndaj Izraelit është preferuar malazezi Milos Savoviç. Më pas ndaj Luksemburgut vendos drejtësi Genc Nuza si gjyqtar nga Kosova. Të dyja takimet marrin jetë në stadiumin “Air Albania”, më 3 dhe 6 qershor.

Për të dyja takimet ka arbitra nga kampionati shqiptar. Si i katërt në sfidën e parë me Izraelin qëndron Juxhin Xhaja. Te sfida tjetër është Eldorjan Hamiti.
Këto takime do i shërbejnë më tepër Rolando Maran. Trajneri italian debuton në stolin e Kombëtares shqiptare.
SHQIPËRI-IZRAEL(3 qershor ora 20:00)
Gjyqtar kryesor: Milos Savoviç
Asistent i parë: Marko Gojkoviç
Asistent i dytë: Vladislav Radenoviç
Arbitër i katërt: Juxhin Xhaja
SHQIPËRI-LUKSEMBURG(6 qershor ora 20:00)
Gjyqtar kryesor: Genc Nuza
Asistent i parë: Fatlum Berisha
Assistant Referee 2: Bujar Selimaj
Arbitër i katërt: Eldorjan Hamiti







