HomeAktualitetKolegji Universitar i Biznesit (KUB) – ndër më të mirët, nga institucionet...

Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) – ndër më të mirët, nga institucionet e Arsimit të Lartë në vend. Ja degët dhe OFERTA AKADEMIKE për vitin 2026-2027

Advertismentspot_img

Kolegji Universitar i Biznesit (në vazhdim KUB) si institucion i arsimit të lartë jopublik, shënon fillesat e veta të veprimtarisë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012 me emrin  “Akademia Profesionale e Biznesit” (KUB).  APB, lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, duke u mbështetur në kushtet e rrethanat e krijuara, si një mundësi reale, për të dhënë një kontribut me vlerë në filozofinë e arsimimit shqiptar , me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë. APB  është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë (LAL)” dhe ka funksionuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Akademisë Profesionale të Biznesit”(Sot, Kolegji Universitar i Biznesit(KUB)) si Institucion i Arsimit të lartë. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH),  APB është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e tij  akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë). Në përputhje me vizionin dhe zhvillimin strategjik, KUB zgjeroi misionin e tij duke ofruar Studimet e Larta Profesionale me një njësi kryesore, Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale (KSLP), I cili filloi veprimtarinë e tij me urdhër të MASR Nr. 139 datë 23.03.2018 , me dy programe studimi.

Të gjitha programet mësimore të ofruara nga:

  1. Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale;
  2. Fakulteti i Inxhinierise dhe Shkencave Kompjuterike (FISHK)
  3. Fakultetit i Studimeve te Aplikuara dhe Profesionale (FSAP),

JANË TË LICENCUARA DHE TE AKREDITUARA.

KUB në këto vite të veprimtarisë së tij, është rritur si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga  pikëpamja sasiore. 

Në saj të këtyre vlerave, KUB tashmë ka një emër në tregun e arsimit të lartë por edhe në tregun e punësimit. KUB deri tani ka diplomuar shumë ekonomistë, juristë, të cilët janë të punesuar mbi 95% e tyre dhe te angazhuar në funksione e detyra me përgjegjësi deri në institucionet e qeverisjes qëndrore, në kryeministri, ministri dhe struktura të tjera të qeverisjes vendore, kompani dhe biznese private, etj,.

Nderkohe,  KUB ka diplomuar profesionistë në programe profesionale 2 vjeçare të studimit, të cilët janë punësuar në biznese, si: Asistent Administrativ, Finance, Ligjore, Agjenci udhëtimi, hoteleri, ose si Teknik i Larte per Automobila me 3 profile: Sistemesh Motorrike, Elektrike dhe Kompjuterike, duke përmbushur një boshllëk në tregun e punësimit në vend. Kështu si sektori publik dhe ai privat i ka të mirëpritur studentët e diplomuar në programet e studimit të KUB duke siguruar mbi 96 % të tyre të punësuar.

Mbështetur në këto themele, pasuri dhe vlera didaktike, akademike, ligjore, strukturore, infrastrukturore, tradicionale dhe novatore, KUB punon me përkushtim duke e  realizuar misionin e  tij, për të qënë një institucion gjithnjë atraktiv, konkurues dhe elitar në tregun e arsimimit e të punësimit.  Ai ka ndërtuar vit pas viti, marrëdhënie bashkepunimi me subjektet e ndryshme private e shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare në funksion të arsimimit dhe kualifikimit të studentëve të tij, por edhe të përmirësimit dhe përditësimit të kurrikulave të programeve të studimit.

Duke vleresuar trendin në rritje te kërkesës për të ndjekur studimet në programet e orientuara rreth digjitalizimit, kompjuterizimit, automatizimit, inovacionit, teknologjisë së informacionit, Informatikes Ekonomike/Biznesit, Inxhinierise kompjuterike, softuare, inxhinierisë elektronike e digjitale etj, bazuar edhe në Strategjine e KUB dhe ate Kombetare, per zhvillimin e Arsimit te Larte ne vend, si dhe te kerkesave te Tregut te Punes,  Kolegji Universitar i Biznesit ne vijimesi ndjek dhe perafron Programet e studimit dhe Currikulat perkatese te ketyre programeve me ato te trendeve te zhvillimit rajonal e global, dhe duke bere te mundur dhe kenaqur kerkesat e te rinjve tane si me ato te bashkemoshatareve te tyre te huaj.

OFERTA AKADEMIKE DHE FINANCIARE E KOLEGJIT UNIVERSITAR TE BIZNESIT PER VITIN AKADEMIK  2026-2027:

Per Maturantet dhe studentet – KUB Vitin 2026-2027 Ofron Programet/Deget si me poshte:


A. FAKULTETI I EKONOMISË, DREJTESISE E SHKENCAVE SOCIAL

ofron programe studimi ne:

a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS në:
1
.  Financë Kontabilitet, 3 vite 180 kredite, ofrohen dhe ne anglisht

2.  Administrim Biznesi, 3 vite 180 kredite, Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.

3.  Banka dhe Finance, 3 vite 180 kredite

4. Marrëdhenie Nderkombëtare, 3 vite 180 kredite, Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.

b). Drejtesi (studime te integruara 5 vite akademike, 300 kredite/ ECTS)

c) Master i Shkencave (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
1. Kontabilitet Financë; Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.

2. Kontabilitet Auditim;

3. Menaxhim Biznesi;  Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.

4. Menaxhim në Marketing;

5. Administrim Publik;

6. E Drejte Civile e Tregtare

B. FAKULTETI I INXHINIERISE DHE SHKENCAVE KOMPJUTERIKE.

a). Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS në:

1. Inxhinieri Kompjuterike.

2. Inxhinieri Softuerike e Aplikuar ne ekonomi

3. Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale.

4. Informatikë Biznesi, Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.

5. Teknologji Informacioni

b) Masteri i Shkencave në Shkenca Informatike (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
 1. MSc.Informatikë Biznesi, Ofrohet edhe ne gjuhen anglese.
 2. MSc. Teknologji Informacioni
 3. MSc. E-Commerce dhe Inovacion

4. Master I Shkencave ne FIN TECH,

5. Master i Shkencave ne “CYBER SECURITY & IA”.


C.  KOLEGJI I STUDIMEVE TË APLIKUARA DHE PROFESIONALE ne:

PROGRAME/DEGE  PROFESIONALE 2 VJECARE, Ne:

a) Program Profesional “Asistent i Lartë” 2 vite me profile:
1. Asistent i Larte Administrativ
2. Asistent i Larte Ligjor

3. Asistent i Larte Finance

b). Program Profesional “Hoteleri Turizem” 2 vite me profile:
1. Hoteleri

2. Agjenci Udhetimi

c). Program Profesional “Teknik i Lartë Automobilash” 2 vite me profile:

1. Teknik i Larte Automobilash – Automekanike
2. Teknik i Larte Automobilash – Autotronike

3. Teknik i Larte Automobilash – Hibride-Elektrike

d). Program Profesional “Teknik i Lartë Elektrik” 2 vite me profile

1. Teknik i Larte Elektrik – Energjitike

2. Teknik i Larte Elektrik – Automatizim Industrial

3. Teknik i Larte Elektrik – Elektromekanik

e). Program Profesional “Teknik i Lartë” 2 vite me profile:
1. Teknik i Larte – Sistemesh Kompjuterike

2. Teknik i Larte – Teknologji Informacioni e Komunikimi (TIK)

3. Teknik i Larte – Grafik, Web, Multimedia Dizajn.

f). PROGRAME STUDIMI CIKLI PARE BACHELOR 3 VITE, 180 ECTS.

1.INXHINIERI ELEKTRIKE,

 PS. Ne programet Profesionale 2 vjecare nuk kerkohet per note mesatare ne pranim!

  1. BURSA STUDIMI:


TARIFA VJETORE E STUDIMEVE NE KUB ESHTE 200 mije Leke/viti, PER TE GJITHA PROGRAMET, NDERSA VETEM NE INXHINIERITE dhe Informatike ESHTE 220 MIJE leke/viti.

  1. Për MATURANTET me mesatare te larte ofrohen BURSA STUDIMI
  • Per Note Mesatare mbi 9.8 deri 10:00 jepet 100% Bursë Studimi 
  • Per Note Mesatare mbi 9.5 deri 9.79 jepet  80% Bursë Studimi 
  • Per Note Mesatare mbi 9 deri deri 49 jepet 50% Bursë Studimi 
  • Per Note Mesatare mbi 8.5 deri deri 8,99 jepet 30% Bursë Studimi 
  1. Studentet qe rregjistrohen ne Master, dhe që kane perfunduar Ciklin Bachelor në KUB, fitojne ulje te tarifes Vjetore per 25 mije leke ne vit.
  2. Fitojne ulje prej 20% te gjithe maturantet qe pararregjistrohen deri ne daten 31 Korrik.

PS. Kujdes!

  1. Bursat dhe Uljet perfitohen nga Maturantet qe rregjistrohen ne vitin e pare Bachelor dhe qe bejne pararregjistrim si dhe/ose gjate Fazës së Pare te Rregjistrimeve.

Ju ftojme te shpejtoni per ne KUB pasi ofertat dhe kuotat jane te limituara.

E.  PER STUDENTE ME TRANSFERIME DHE PROGRAME TE DYTA.

  1. Ne KUB pranohen Studente, qe duan te Transferojne Studimet
  2. Pranohen student qe duan te  ndjekin nje Program te Dyte studimi, ne te gjitha Ciklet dhe Programet qe ofron KUB duke perfituar 25% ulje tarife.
  3. Ne KUB per shkak te Kurrikulave te perditesuara me nevojat e tregut, ju njihen, ekuivalentohen dhe transferohen me mire Kreditet e fituara ne Universitetin ku keni qene me pare.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular