HomeAktualitet“Vajzën ta besoj ty, eja merre”- Zbardhen negociatat mes shefit të Policisë...

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”- Zbardhen negociatat mes shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares: Mos m’u afro, e kam ndarë mendjen!

Advertismentspot_img

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pas ngjarjes së rëndë ku vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën.

Mësohet se shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.

Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi, duke e nxjerrë jashtë rrezikut.

Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijojnë për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon.

“Largohu… unë do të rri këtu. Mos m’u afro ose do të vras veten”, dëgjohet të thotë 35-vjeçari.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë, ai nuk pranoi të dorëzohej dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular