HomeKronikeDyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani, si azilkërkuesi...

Dyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani, si azilkërkuesi hyri në Britani përmes një vize prej vetëm 10 paundësh

Advertismentspot_img

Një azilkërkues jordanez, i cili dyshohet se u largua nga Irlanda pasi e dashura e tij u gjet e vrarë në banesën e saj, raportohet se kishte hyrë fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar duke shfrytëzuar një autorizim elektronik udhëtimi me vlerë vetëm 10 paundësh.

Sipas mediave britanike, 28-vjeçari Ahmad Al-Saqar udhëtoi fillimisht në Britani si turist me dokumentin elektronik të udhëtimit, më pas kaloi në Irlandën e Veriut dhe hyri në Republikën e Irlandës, ku kërkoi azil.

Ngjarja lidhet me vdekjen e 43-vjeçares amerikane Jamey Carney, e cila u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Killarney, në qarkun Kerry, më 7 korrik. Trupi i saj u zbulua nga vajza 13-vjeçare, e cila ishte kthyer në shtëpi pas një nate jashtë.

Sipas autopsisë, Carney humbi jetën nga mbytja, ndërsa mediat raportojnë se ajo ishte goditur edhe me kapakun e rezervuarit të tualetit.

Hetuesit irlandezë dyshojnë se Al-Saqar u largua nga banesa në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut dhe fluturoi drejt Stambollit, përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Jordani. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga autoritetet jordaneze, por procedurat për kthimin e tij në Irlandë mbeten të paqarta, pasi mes dy vendeve nuk ekziston marrëveshje ekstradimi, shkruan The Sun.

Dy oficerë të policisë irlandeze kanë udhëtuar në Jordani për të diskutuar mundësinë e rikthimit të tij, me qëllim që të përballet me një akuzë të mundshme për vrasje.

Autoritetet bëjnë të ditur se Al-Saqar kishte përfituar status mbrojtjeje plotësuese në Irlandë, një formë mbrojtjeje humanitare për personat që nuk kualifikohen si refugjatë, por që rrezikojnë të pësojnë dëme serioze nëse kthehen në vendin e origjinës. Ky status i kishte mundësuar edhe rikthimin e pasaportës, gjë që, sipas raportimeve, i lejoi të largohej nga vendi përpara se të lëshohej një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Megjithëse ai nuk është shpallur zyrtarisht i dyshuar nga policia irlandeze, autoritetet e konsiderojnë një person me interes kyç për hetimin.

Sipas raportimeve, Carney ishte zhvendosur në Irlandë në vitin 2021 dhe kishte nisur një lidhje me Al-Saqar pasi ishin njohur në një protestë pro-palestineze. Familjarët e saj e kanë përshkruar 43-vjeçaren si një person tepër të përkushtuar ndaj të tjerëve dhe të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Policia irlandeze vijon hetimet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi rastin të kontaktojnë autoritetet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular