Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, do të japë dorëheqjen nga pozicioni i saj në fund të muajit, njoftoi Donald Trump.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi se Levitt po largohet për të kaluar më shumë kohë me familjen e saj. Në moshën 27 vjeç, ajo u bë zëdhënësja më e re në historinë e Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar.
“Karoline tani do të jetë një nga këshilltaret e mia kryesore të jashtme dhe një zë me ndikim brenda Partisë Republikane”, tha Trump.
Leavitt mirëpriti fëmijën e saj të dytë, një vajzë, me bashkëshortin Nicholas Riccio në maj. Ajo ka edhe një djalë dyvjeçar. Ajo u kthye në punë nga leja e lindjes muajin e kaluar.
Përpara se të merrte detyrën në Shtëpinë e Bardhë si sekretare shtypi, ajo pati një karrierë të gjatë pune me Trump, fillimisht si ndihmëse sekretare shtypi dhe shkruese fjalimesh gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Më vonë ajo u bë një ndihmëse e lartë e kongresmenes republikane të Nju Jorkut, Elise Stefanik, si drejtoreshë komunikimi.
Në vitin 2022, Leavitt kandidoi pa sukses për në Kongres në Neë Hampshire, por humbi ndaj demokratit Chris Pappas. Më vonë ajo u bë zëdhënëse e Maga Inc, një grup pro-Trump për mbledhjen e fondeve, përpara se t’i bashkohej fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024 si sekretare kombëtare e shtypit.







