HIMARË – Katër të plagosur skafi që po rregullonin në Porto Palermo mori flakë
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në breg të detit, ku katër persona po punonin për riparimin e motorit të një skafi.
Si pasojë, të katër personat që po punonin me motorin kanë pësuar djegie, ndërkohë që kanë mundur të hidhen në det. Njëri prej tyre ka marrë djegie të shumta.
Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmtimeve të tyre.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të incidentit.







