HomeKryesore"4000 çifte të reja me çelësin e shtëpisë në dorë"/ Rama prezanton...

“4000 çifte të reja me çelësin e shtëpisë në dorë”/ Rama prezanton skemën e 2027: 2000 kredi me 0% interes dhe 2000 me 3%

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri të strehimit për vitin 2027, i cili synon të mbështesë 4000 çifte të reja për blerjen e banesës së parë.

Skema do të ndahet në dy kategori, në varësi të vlerës së apartamentit, ndërsa kriteret e plota për përfituesit pritet të bëhen publike në vijim.

Gjatë eventit prezantues të Programit Kombëtar të Strehimit, Rama tha se 4000 çiftet do të përfitojnë nga një skemë e veçantë, e ndarë nga kreditë e parashikuara për administratën publike.

“Ne do të pajisim 4000 çifte të reja me çelës, shtëpie. 4000 çiftet e reja, sipas kritereve që do të bëhen të qarta, të kuptohet, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën, ato janë të tjera.”-tha Kryeministri.

Nga 4000 kreditë e parashikuara, 2000 do të jenë me interes zero dhe do të përdoren për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro. Sipas Ramës, bëhet fjalë kryesisht për banesa të vogla, të cilat synojnë t’u japin çifteve të reja mundësinë për të nisur jetën në një shtëpi të tyren.

2000 kreditë e tjera do të kenë një interes prej 3% dhe do të jenë për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro.

“Për apartamente të vogla, për të nisur jetën me një çelës në dorë, ne do të zerojmë kredinë. Ndërsa 2000 kredi të tjera do të jenë me interes vetëm 3%, për apartamente që janë mbi 60 mijë euro.”-u shpreh ai.

Rama tha se skema është hartuar pas një studimi mbi politikat e strehimit në Europë dhe në vende të tjera, duke marrë në konsideratë vështirësitë që po hasin të rinjtë për të blerë një banesë.

Sipas tij, politika e re nuk do të kufizohet vetëm te zgjerimi i strehimit social për familjet me të ardhura të pamjaftueshme.

Fokusi do të jetë edhe te të rinjtë dhe çiftet që përballen me kosto të larta në tregun e banesave, por që synojnë të blejnë shtëpinë e tyre të parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular