HomePolitikeRama në Vlorë, ‘Territorialja’ në qendër të takimit me socialistë dhe qytetarë

Rama në Vlorë, ‘Territorialja’ në qendër të takimit me socialistë dhe qytetarë

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët.

Rama shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.

Takimi po zhvillohet në sallën e Pallatit të Kulturës, ku janë mbledhur përfaqësues të strukturave socialiste, si edhe qytetarë të Vlorës.

Në fokus të diskutimeve do jetë reforma territoriale, një prej çështjeve që pritet të diskutohet në kuadër të takimit me socialistët dhe qytetarët.

Takimi i Ramës në Vlorë vjen në kuadër të angazhimeve të Partisë Socialiste me strukturat në bazë dhe qytetarët për çështje që lidhen me zhvillimin dhe administrimin vendor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular