Nevina Shtylla do të mungojë këtë sezon në ekran. Dhe kjo jo për faktin se është larguar nga puna, sesa për faktin që ndryshimen në jetën e saj private e kanë ‘kushtëzuar’.

Bëhet me dije se moderatorja është shtatzënë për herë të parë. Nevina Shtylla e ka ndare lajmin me ane te nje klipi ne Instagra, ku krahas videos shkruan: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.
Prej disa vitesh moderatorja është në një lidhje të konsoliduar me juristin Arbër Myftari.
Çifti shijon një lidhje të gjatë dhe gjithnjë hermetik përsa i përket historisë së tyre. Një nga gjërat rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është se si shkon lidhja e saj dhe çfarë tipi është Nevina në lidhjet romantike.

Në një intervistë për “Natë me Aulonën”, moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet ’grindavece’.
Sa u përket planeve për dasmë, tha se nuk mendon se do bëjë një të tillë sepse i mungon dedikimi për organizimin e saj.

“Në dashuri jam shumë e ëmbël, shumë e mirë. Një gjë të keqe që kam është se jam ndonjëherë më shumë gridavece seç duhet. Më fiksohet ndonjë gjë dhe nuk ndalem më. Por më bie nervi shumë shpejt. Mirë jam në kohën time dhe e qetë. Më pëlqen dasma në vetvete dhe të jem me njerëzit e mirë, se zakonisht jemi me njerëz të ndryshëm dhe humbasim kohë me njerëz të tjerë. Sensi i të festuarit me të afërmit më pëlqen. Por më mungon sensi i të organizuarit dhe nuk e di a do bëj ndonjëherë dasmë. Në sfilata kam veshur disa herë vello, por gjithsesi ndjesia është e ndryshme nga veshja në pasarela dhe të qenurit nuse”, – tha ajo.
Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Tashmë çifti pret të bëhen prindër për herë të parë, duke e çuar këtë raport në një tjetër nivel.







