HomeAktualitetGjykata e Hagës shpall fajtor Jakup Krasniqin, dënohet me 25 vite burg...

Gjykata e Hagës shpall fajtor Jakup Krasniqin, dënohet me 25 vite burg për krime lufte dhe vrasje të paligjshme

Advertismentspot_img

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi shpallet nga Gjykata Speciale në Hagë fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktgjykimit, Krasniqi është shpallur fajtor për përgjegjësinë e tij lidhur me këto krime, të kryera kundër personave të ndaluar. Gjykata e ka dënuar atë me 25 vite burgim.

“Trupi gjykues ka vendosur dënim me 15 vite burg për krimin e luftës të arrestimit të paligjshëm ose arbitrar, dënim me 4 vjet burgim për krimin e luftës të trajtimit mizor. Dënim me 20 vite burgim për krimin e luftës së torturës dhe dënimin me 23 vite burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”,- tha gjyqtari.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë lidhet me akuzat për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Kosovë, ndërsa aktgjykimi përcakton përgjegjësinë penale të Krasniqit për veprat për të cilat është shpallur fajtor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular