Urime EFSE për jubileun e 20-të!
Në Konferencën e 20-vjetorit të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) në Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë, menaxhimi i FED invest pati kënaqësinë t’i bashkohet partnerit tonë strategjik EFSE, së bashku me nje grup kolegësh, klientësh, partnerësh dhe rregullatorë, për të festuar 20 vjet të nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, promovimit të përfshirjes financiare dhe ndërtimit të qëndrueshmërisë ekonomike në të gjithë rajonin.
Jemi krenarë të ecim krah për krah me EFSE-n në fuqizimin e NVM-ve dhe grave sipërmarrëse, avancimin e financimit agri dhe mbështetjen e ekonomive të gjelbra për të ndërtuar komunitete lokale të qëndrueshme.
Gëzuar edhe shumë vite të tjera bashkëpunimi të suksesshëm!







