Një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drini i Zi, pranë Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, ndërsa trupi i të resë është dërguar në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.







