Administrata e SHBA ka përgatitur sanksione kundër të gjithë Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe planifikon t’i shpallë ato së shpejti, thanë dy burime për Reuters, një veprim që do të shtonte sulmin e saj ndaj gjykatës globale që ndjek penalisht krimet e luftës dhe gjenocidin në të gjithë botën.
Administrata Trump ka qenë vazhdimisht kritike ndaj gjykatës. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi në korrik një fushatë për të izoluar gjykatën, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të tërhiqen nga tribunali.
Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj një numri gjyqtarësh dhe prokurorësh të GJND-së, por deri më tani është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve ndaj vetë gjykatës, megjithëse ky veprim është konsideruar prej kohësh si një nga opsionet.
Sanksionet kundër gjykatës janë përgatitur, thanë burimet, edhe pse koha e saktë e bërjes së tyre publike nuk duhet.
Wall Street Journal citoi zyrtarë të cilët thanë se vendimi mund të finalizohet që këtë javë gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.







