Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Pellezzanos në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Hetuesit dyshojnë se djali i viktimës, një 53-vjeçar, e ka mbytur nënën e tij gjatë kohës që ajo po pushonte, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin mes tyre.
Pas ngjarjes, i dyshuari ka njoftuar vetë shërbimet e emergjencës dhe është larguar nga shtëpia, por është lokalizuar dhe arrestuar pak kohë më pas nga karabinierët ndërsa ecte në rrugët e qytetit.







