HomeOP EDGjuha berishiste e helmuar me shpifje, pas Altin Dumanit shpif kundër Lulzim...

Gjuha berishiste e helmuar me shpifje, pas Altin Dumanit shpif kundër Lulzim Bashës! nga Sidi Hasanaj

Advertismentspot_img

nga Sidi Hasanaj
Gjuha e helmuar me shpifje e gazetarëve të paguar nga burime të dyshimta, por që padron kanë Sali Berishën,  ka lëshuar pretendimin sot se Mirel Mërtiri është gjobitur nga Lulzim Basha përmes kunatit të tij, në këmbim të heshtjes nga PD për aferën e Inceneratorëve, por duke qenë se deputetë të tjerë të PD nuk kanë heshtur, Mërtirit i janë kthyer lekët mbrapsht.

E njëjta gjuhë e helmuar dhe i njëjti padron (SB) që  javën e kaluar shpifi për Altin Dumanin (se kishte marrë 30 milionë euro në qese nga Balluku) dhe e kërcënoi duke shpifur se do arrestohet në Itali, sot majmuni kishte për detyrë të sulmonte Lulzim Bashën, përsëri me urdhër të SB.

Përballë kësaj historie shpifjesh qëndron një veprimtari publike e dokumentuar me shumë fakte: 

Basha e denonconte Mërtirin me emër që në vitin 2020. PD-ja nën drejtimin e tij ndërmori hetimin parlamentar për inceneratorët, në komisionin e kryesuar nga Jorida Tabaku. 

Vazhdimi i punës së komisionit mori mbështetjen publike të ambasadores amerikane Yuri Kim. 

Më 17 dhjetor 2021, Mirel Mërtiri arriti sa guxoi të  padiste për shpifje në GJKKO Lulzim Bashën

Më 23 shkurt 2022, Edi Rama dëshmoi aty për rreth dhjetë orë. 

Faktet dhe e vërteta e qartë për muaj e vite me rradhë është se Lulzim Basha e denoncoi Mirel Mërtirin me emër e mbiemër mbi 180 herë, ndërsa SB dhe SyriTV heshtën. 

Ai ngriti komisionin hetimor dhe lobojë te amerikanët për të zgjatur afatet dhe për të detyruar të gjithë, përfshirë Ramën, të paraqiteshin para komisionit. 
Ky është Lulzim Basha përmes fakteve publike, jo përmes  shpifjeve të Sali Berishës!

Në mars 2022, raporti përfundimtar i PD-së për aferën e inceneratorëve, që akuzonte qeverinë për një skandal qindra milionë eurosh, u rrëzua me 84 vota kundër dhe vetëm 27 pro. Votat pro erdhën vetëm nga deputetët që asokohe mbështesnin Bashën. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk e votuan raportin, duke bashkuar votat me Ramën kundër tij.

Bashkëkryetari i atij Komisioni Belind Këlliçi votoi kundra.

Këlliçi paturpësisht i tha BIRN se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me raportin. Tabaku e demaskoi publikisht duke thënë se ai ishte publikuar në faqen e Kuvendit që të hënën. Ky është një detaj konkret për debatin mbi votën kundër.  Ja linku i BIRN

(https://www.reporter.al/2022/03/11/raporti-i-pakices-per-inceneratoret-mbeti-peng-i-konfliktit-ne-pd/?utm_source=chatgpt.com)

Këto janë fakte, publike dhe të dokumentura edhe në dyert e SPAK dhe komisioneve parlamentare. Këto fakte nuk mbulohen dot me shpifjet e sistemit politik kaq të urryer nga shqiptarët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular