HomeBotaTrump zgjedh zëdhënësen e re për shtypin në Shtëpinë e Bardhë

Trump zgjedh zëdhënësen e re për shtypin në Shtëpinë e Bardhë

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë lidhur me këtë vendim, Trump e cilësoi emërimin si një nder të madh, duke shprehur besimin se Zacharia do të japë një kontribut të rëndësishëm në shërbim të vendit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi gjithashtu se Zacharia gëzon respektin e medias dhe se pritet të bashkëpunojë ngushtë me gazetarët, qytetarët amerikanë dhe administratën e tij.

Emërimi i saj vjen në kuadër të organizimit të ekipit të komunikimit të administratës Trump, i cili ka një rol të rëndësishëm në përcjelljen e qëndrimeve dhe vendimeve të presidentit për publikun.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular