Ritme shqiptare, atmosferë elektrizuese dhe një festë që i bëri të gjithë të kërcejnë! Bebe Rexha ka festuar si rrallëherë në dasmën e të vëllait, duke treguar edhe një herë se, pavarësisht famës ndërkombëtare, traditat shqiptare mbeten pjesë e pandashme e zemrës së saj.
Pas disa javësh festimesh, gëzimi familjar arriti kulmin mbrëmjen e së dielës në New York, ku familja e këngëtares mblodhi të afërm dhe miq për të festuar këtë ditë të veçantë.
E sigurisht, festa nuk mund të ishte e plotë pa tupanat, vallet dhe këngët shqiptare! Muzika tradicionale i dha dasmës një atmosferë të zjarrtë, ndërsa Bebe Rexha u shfaq duke shijuar çdo moment, duke kërcyer e duke u argëtuar nën ritmet që e lidhin me rrënjët e saj.
Pamje nga festa ka ndarë në rrjetet sociale edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ishte e pranishme për të performuar në dasmë. Në videot e publikuara, Bebe shihet duke kënduar e kërcyer me shumë entuziazëm, madje në disa momente merr edhe vetë mikrofonin në dorë dhe i bashkohet atmosferës muzikore.
Mes tingujve të muzikës shqiptare dhe energjisë së festës, këngëtarja tregoi se për momentet më të rëndësishme familjare, traditat kanë një vend të veçantë.








