Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Përmes një reagimi, Rama ka shprehur kënaqësinë për vlerësimet e marra nga kreu i Aleancës për investimet që Shqipëria po kryen në fushën e mbrojtjes, si dhe për angazhimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s.
“Bruksel, Selia e NATO-s. Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.







