– AEK-u i Athinës humbi 2-3 në shtëpi kundër Real Madridit për ndeshjen e 4-t në fazën e ligës së Champions League, mirëpo për vendasit shënoi edhe Stavro Pilo, mbrojtësi i Kombëtares.
Me rezultatin që ishte 1-1, Pilo ndoqi një kundërsulm dhe përfitoi nga pasimi i Koita duke ia lënë sferën mes këmbëve portierit Courtois. Ky ishte goli i dytë për mbrojtësin kuqezi këtë sezon të Championsit, teksa dy javë më parë i shënoi edhe Man. Cityt në Angli.
Megjithatë, Reali përmbysi dhe fitoi 2-3 me golat e Bellingham, Mbappe dhe Valverde (90+2’). Në stol për AEK-un qëndroi Thomas Strakosha i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë për disa muaj.







