HomeKronike“Vëlla, e kanë bërë ata”/ Si e informonte shefi i Policisë Shkencore...

“Vëlla, e kanë bërë ata”/ Si e informonte shefi i Policisë Shkencore Ergys Agasin për provat e sekuestruara, Embo Sulejmani “spiuni” i hyrje-daljeve

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me arratinë e Ergys Agasit, i cili dyshohet se është ndihmuar nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, shefi i sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, si dhe kamerieri Embro Sulejmani.

Sipas burimeve nga hetimi, në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, Fatjon Kalluçi dyshohet se i ka dërguar atij tre fotografi të ekspertizës së automjetit të tij tip “Land Rover Defender”. Makina ishte sekuestruar gjatë kontrolleve në një biznes privat, ku SPAK kishte gjetur nëntë faqe me dokumente sekrete të SHISH.

Kalluçi, i akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, dyshohet se e informonte Agasin se provat kishin mbërritur të paketuara në laborator për t’iu nënshtruar ekspertimit për gjurmë ADN-je. Nga ana tjetër, Agasi kërkonte të dinte se kur ishte kontrolluar automjeti dhe çfarë dokumentacioni ishte mbajtur për sendet e gjetura brenda tij.

Në një prej komunikimeve, Kalluçi mësohet t’i ketë shkruar Agasit: “Nuk e di, vlla, çfarë të them, se këqyrja nuk është bërë tek ne. E kanë bërë vetë ata”. Ai i shpjegonte se kontrolli i automjetit ishte kryer nga hetuesit dhe se laboratori kishte marrë vetëm provat për ekspertim, ndërsa i premtonte se do të siguronte edhe procesverbalin e këqyrjes për t’ia dërguar.

Në hetimet e SPAK ka dalë në pah edhe roli i Embro Sulejmanit, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare. Ai dyshohet se ka transportuar Ergys Agasin me automjet gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në arrati.

Sipas hetuesve, pak ditë përpara arrestimit të Agasit, Sulejmani koordinonte me të vendndodhjen, oraret dhe mënyrën e lëvizjes në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, ai dyshohet se monitoronte hyrje-daljet në zonën e Vilave Qeveritare në Durrës, ku Agasi zotëron një vile, teksa zona ruhet nga Garda e Republikës.

Komunikimet e zbardhura mes tyre, sipas burimeve hetimore, tregojnë se ndihma ndaj Agasit dyshohet të ketë qenë e organizuar dhe e vazhdueshme.

Një tjetër detaj lidhet me një bisedë të zhvilluar pak orë pas arrestimit të Agasit, ku Sulejmani shprehte lehtësim që nuk ishte kapur edhe ai. Hetuesit e konsiderojnë këtë komunikim si një tregues të tërthortë se ai mund ta kishte transportuar Agasin gjatë kohës që ishte në arrati.

Për këtë arsye, ndaj Sulejmanit është ngritur akuza për përkrahje të autorit të krimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular