HomeAktualitetU formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, ja...

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, ja se çfarë fsheh LIQENI më i thellë…

Advertismentspot_img

Shpërthimi shkaktoi çlirimin e sasive të mëdha të magmës nga nëntoka…

Një shpërthim vullkanik shkatërrues, një ujë me ngjyrë blu të jashtëzakonshme dhe një trung peme që qëndron vertikalisht në sipërfaqe prej më shumë se një shekulli. Liqeni i Kraterit në Oregon të SHBA-së është një prej mrekullive natyrore më të veçanta në botë. I vendosur në shtetin e Oregonit, në perëndim të Shteteve të Bashkuara, Liqeni i Kraterit u krijua rreth 7,700 vjet më parë, pas një shpërthimi masiv të malit vullkanik Mazama, pjesë e vargmalit Cascade.

Shpërthimi shkaktoi çlirimin e sasive të mëdha të magmës nga nëntoka, duke dobësuar strukturën e malit dhe duke sjellë shembjen e majës së tij. Në vend të saj u krijua një kalderë gjigante, me diametër rreth 8 deri në 10 kilometra, e cila me kalimin e kohës u mbush nga reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës. Kështu lindi liqeni që njihet sot për bukurinë e tij të jashtëzakonshme. Me një thellësi maksimale prej 594 metrash, ai mban rekordin si liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara.

Një nga karakteristikat që e bëjnë këtë liqen të veçantë është ngjyra e tij intensive blu. Kjo lidhet me pastërtinë e jashtëzakonshme të ujit dhe thellësinë e madhe. Liqeni nuk furnizohet nga lumenj apo përrenj, por kryesisht nga shiu dhe bora, çka kufizon prurjen e sedimenteve dhe ndotësve. Kur rrezet e diellit depërtojnë në ujë, pjesa më e madhe e ngjyrave të tjera absorbohet, ndërsa drita blu shpërndahet përsëri drejt sipërfaqes, duke krijuar pamjen karakteristike të liqenit. Por një tjetër mister që tërheq vëmendjen e vizitorëve është i ashtuquajturi “Plaku i Liqenit”. Bëhet fjalë për një trung peme halore, rreth nëntë metra të gjatë, që lundron në pozicion pothuajse vertikal. Vetëm një pjesë e vogël e tij, rreth një metër, duket mbi sipërfaqen e ujit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular