HomeKronikeVIDEO/I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët...

VIDEO/I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin

Advertismentspot_img

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal i armatosur me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.

Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.

Sipas informacioneve, disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular