HomeKronikeEMRI/U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në...

EMRI/U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi 

Advertismentspot_img

Shqiptari u arratis nga burgu pasi kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij

Një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge, i cili ishte arratisur gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Melburn të Australisë, është arrestuar sërish në shtetin e Queensland. 

Orijol Rukaj, 47 vjeç, u arrestua të premten në Bamaga, pranë gadishullit Cape York. 

Rukaj, i cili mbahej në burg për akuza të rënda që lidhen me drogën, kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij, më 25 prill. Megjithatë, pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re.   

Sipas dëshmitarëve, Rukaj kishte ndihmuar në mbajtjen e arkivolit të vëllait gjatë daljes nga varrezat. Më pas, ai dyshohet se përfitoi nga prania e rreth 300 personave në ceremoninë mortore për t’u larguar mes turmës. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë larguar me një automjet tip Toyota LandCruiser të zi. Pas muajsh arratise, policia arrestoi 47-vjeçarin në Bamaga, pranë Cape York. 

Aktualisht, Rukaj ndodhet në paraburgim në Queensland.  

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular