HomeAktualitetLufta Rusi-Ukrainë/Politologu Ardit Gjinali: Pjesëmarrja e Europës në negociata, lajm i mirë...

Lufta Rusi-Ukrainë/Politologu Ardit Gjinali: Pjesëmarrja e Europës në negociata, lajm i mirë politik

Advertismentspot_img


Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin “World News”, Klan News me gazetaren Linda Karadaku. Duke konsideruar lajmin mbi marrëveshjen për shkëmbimin e ndërsjelltë të të burgosurve Rusi-Ukrainë si një lajm i mirë, Gjinali nënvizoi që ky hap shënon jetësimin pozitiv të fazës së parë së negociatave; nga ana tjetër, i njëjti theksoi që tashmë fillon faza e vërtetë politike e zhvillimit të negociatave ku nga e quajtura “shuttle diplomacy-diplomacia lëvizëse” në të quajturën ” real-politik/diplomacia ofensive”- hap dhe kthesë e rëndësishme, përkatësisht në ndryshimin e qëndrimit politik të SHBA, veçanërisht në ftesën për pjesëmarrjen e Europës në tryezën e negociatave.
Në vijim të bisedës, Gjinali vlerësoi përfshirjen e Europës në tryezën e negociatave , si një garanci shtesë politike drejtë një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme me instrumente thelbësore garantizmi. Më tej, Gjinali shtoi që zëri i Europës nuk mund të shpallet politikisht si “heterogjen” dhe me mungësë apo vakuum përfaqësimi;- Gjinali përmendi që prania Europiane në tryezën politike të negociatave mund të jetësohet në bazë të kritereve ku veçanërisht spikat i tilli mbi fuqitë bërthamore , pra Britania e Madhe dhe Franca apo dhe në formatet pjesëmarrëse të forumeve të vendeve të industrializuara si G7 ku përfshihen dhe vende që kanë realizuar mbështetje të fortë ekonomike ndaj Ukrainës si Gjermania , pjesë e BE apo dhe Kanadaja përtej BE.
Në fund , Gjinali vlerësoi që përafrimi SHBA- Europë është thelbësor dhe një lajm i mirë politik , një mesazh shtrëngues dhe ndaj forcës ofensive Ruse në funksion të mbijetesës së konfliktit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular