Zhvillime të reja raportohet se kanë ndodhur në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas raportimeve, së fundmi janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së 49-vjeçares.
Në mesin e të arrestuarve thuhet se janë ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe ish-kunati Driton Sylaj, të cilët dyshohen për shtyrje për kryerjen e vrasjes.
Arrestimet janë realizuar në kuadër të zgjerimit të hetimeve, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë kryer edhe bastisje dhe janë sekuestruar prova.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj, ndërsa rasti kishte nxitur reagime të shumta edhe për shkak të rrethanave që i paraprinë ngjarjes.









