Përse Lulzim Basha sulmohet ende, pa asnjë skrupull, nga PS-ja dhe PD-ja, edhe pse është aktualisht tërhequr nga politika aktive?
Taulant Balla dje në Parlament sulmoi Agron Shehajn, me argumente që, në gjykimin tim, janë mbi bazën e fakteve. Por, në mes të sulmit ndaj Shehajt, shënjestra e tij përfundoi (përsëri) instinktivisht te Lulzim Basha.
Them instinktivisht, sepse besoj se Balla, si politikan i regjur dhe mjeshtër për sulme, akuza, intriga dhe kulisa politike për manipulimin e opinionit publik, e ka përmendjen e Lulzim Bashës tashmë pjesë të refleksit të tij politik.
Një refleks që shfaqet edhe kur Lulzim Basha nuk lidhet me objektin e debatit, si në rastin e djeshëm me Agron Shehajn, por ama nevoja për ta rikthyer Bashën në çdo histori ku mund të hidhet një qoft edhe një pikë balte mbi të, është prezente.
Përse ende ky instinkt ndaj Lulzim Bashës?!
Nuk mbaj mend një debat të deputetëve të PS-së kundër deputetëve të PD-së, apo ish-deputetëve të saj, që të mos jetë shoqëruar, në një moment të caktuar, edhe me një sulm ndaj Lulzim Bashës.
Përse?
Këtu ka një koncept politik besoj të krijuar nga së pari nga Rama dhe Beridha, dhe si rrjedhojë dhe një strategji komunikimi që mund ta përcaktoj si:
Nevoja e Ramës dhe Berishës, për të ruajtur një ekuivalencë morale mes kundërshtarëve.
Pra, nëse diskreditohet Berisha si i korruptuar apo …, duhet të rikthehet edhe Basha në sytë e publikut, edhe më i keq… edhe më i zi, në mënyrë që publiku të mos krijojë përshtypjen se ekziston një alternativë jashtë këtij konfigurimi.
E njëjta gjë ndodhi dje edhe kur diskutohei mes sharlatanit Agron Shehaj dhe Taulant Ballës.
Kurrë Balla, Rama, Spiropali apo eksponentë të tjerë të PS-së nuk mjaftohen me sulmin ndaj Berishës, Shehajt apo kujtdo tjetër nga opozita.
Duhet të goditet edhe Basha, edhe më ashpër (me gjithë format e ashpërsisë, siç janë shpifja dhe tentativa për ridikulizim), edhe pse Basha nuk ka lidhje fare me debatin.
Mesazhi që duhet të marrë publiku është i qartë:
“Berisha është i korruptuar dhe i konsumuar, por edhe Lulzim Basha është njësoj.”
Por përse “edhe Lulzim Basha”, kur ai nuk është më deputet, nuk është më kryetar i PD-së dhe nuk është aktualisht pjesë aktive e politikës parlamentare?
Përse duhet të jetë gjithmonë edhe ai?
E njëjta skemë në mënyrë instiktive ndodhi dje me Agron Shehajn:
“Shehaj është vërtet një njeri që blen një shtëpi dy milion euro dhe e shet 15 milion euro, që është paditur nga shtetas Italianë për mashtrim me vkerë 300mijë euro, pooor edhe Lulzim Basha është i korruptuar”
Pra, nga një debat për Agron Shehajn, publiku duhej të merrte edhe një mesazh tjetër: Basha ishte gjithashtu pjesë e një historie korrupsioni.
Përse?
Nuk mjafton të thuhet se Berisha është i korruptuar. Duhet të thuhet se edhe Basha është i tillë. Nuk mjafton të demaskohet Shehaj. Duhet të rikthehet edhe Basha në skenë, edhe me shpifje ndaj tij…publiku është i mësuar me to, janë të ëmbla shpifjet me qindra mijëra euro për Lulzim Bashën, për veshin e publikut… është kthyher në një histeri kolektive, në një sport kombëtar.
Ndërkohë Sali Berisha rikthen McGonigali!
E njëjta logjikë, në një formë tjetër, shfaqet edhe në librin e Alfred Lelës, “McGonigal , Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë”.
Lela e trajton historinë e McGonigalit në një instrument manipulimi i cili ka si qëllim të shfajsojë Berishën për ngjarjet me konfliktin e brendshëm të PD-së në 2021, duke krijuar personazhin “ideal” “pengun” si fajtor.
Në gjykimin tim, qëllimi i vetëm i librit është që përmes manipulimeve dhe gjysëm të vërtetave të përmbysë shënjestrën politike të ngjarjes:
nga një histori ku Lulzim Basha ishte objekt i një përpjekjeje për fabrikuar akuza penale dhe cunguar imazhin e tij politikisht, në një histori tipike banale të Berishës sikur ai ishte shenjëstra e sulmit.
Sali Berisha nuk ishte shënjestra, shënjestra ishte Basha.
Dhe kjo madje do të thotë se dhe vetë Berisha kishte interesae veta në atë histori, njësoj si Rama për të shantazhuar Bashën…
Madje, kam një dyshim politik që Berisha mund të ketë pasur një rol shumë më aktiv në zhvillimet e asaj kohe … dyshim që shpresoj shumë se një të afërme do të zbardhet!
Por rikthem te pyetja se përse Basha mbetet kaq i pranishëm në konfliktin politik?
Unë kam dy arsye për ta shpjeguar këtë fenomen.
Së pari, sepse politikanët më të pushtetshëm të Shqipërisë e dinë shumë mirë se çfarë përfaqëson ai në historinë e konfliktit të tyre politik.
Ata kanë informacion, përvojë dhe aftësi për të lexuar dinamikat politike. Për këtë arsye, edhe kur Basha nuk është pjesë e jetës parlamentare, emri i tij vazhdon të jetë i pranishëm në ekuacionet e tyre politike.
Sa herë i dëgjoj mund të vërej një model:
Basha rikthehet vazhdimisht në komunikimin e tyre, edhe kur nuk ka më lidhje fare aktualitetin.
Dhe ky model ka një funksion:
të mos lejojë që Basha të shkëputet plotësisht nga imazhi i konsumuar i politikës së vjetër.
Prandaj do të vazhdojmë të dëgjojmë:
“Basha na tradhtoi.”
“Basha e çoi PD-në te Rama.”
“Basha ishte pjesë e pazareve.”
“Basha shiti opozitën.”
Do të vazhdojmë të dëgjojmë edhe figura si Myslim Murrizi apo analistë e pedagogë të ndryshëm, që në daljet e tyre televizive në nëntor të vitit 2026, mes protestave në bulevard dhe krizës politike, rikthehen te Basha i vitit 2013 apo te Basha i vitit 2017.
Së dyti, Dhe do vazhdojmë të dëgjojmë gjuhën e blasfemisë si një nga armët më letale të manipulit të së ligës, manipulime të opinionit publik si
“Basha na tradhtoi, e çoi PD-në te Rama.”
“Basha ështe pjesë e pazareve dhe shiti opozitën.”
Do vazhdojmë të dëgjojmë Myslim Murriza dhe PriftërinjPedagog që në çdo dalje të tyre televizive sot në nëntor të 2026 (me kulmin e protestave në bulevard) të shënjestrojnë Lulzim Bashën e 2013 apo të 2017.
Dhe së dyti Lulzim Basha ishte politikani që… nisi lojën e sotme, që goditi kosheren e grerëzave duke sulmuar si një sistem i vetëm Edi Ramën dhe Sali Berishën me Ilir Metën.
Ishte ajo valë sulmi në 2021 që u amplifikua në dallgen e madhe sot ë, që kërkon largimin e Ramës dhe Berishës, si një sistem i vetëm.
Valë sulmi që edhe pak nga ne bashkudhëtarët me Lulzim Bashën kontribuan me integritetin dhe kurajon e tyre që të bëhej një dallgë e madhe.
Këtë nuk ja falin Lulzim Bashës, as Socialistët e as Berishistët. As skuthërit si Agron Shehaj.
Por këtu ka Lulzim Basha ka vetëm një rrugë shpëtimi nga sulmi:
Mqs vendosi (në 2021) ti godasë, duhet ti godasë me gjithë forcën.
Ishte vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-ja, që e shndërroi konfliktin brenda PD-së në një përplasje të hapur politike.
Ishte Lulzim Basha i pari që artikuloi në parlament para fytyrave të tyre (Ramës dhe Berishës) idenë e një sistemi politik të ndërtuar mbi marrëdhëniet, interesat dhe bashkëjetesën e tre figurave: Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Kjo ishte goditja politike që ndezi një konflikt shumë më të madh sesa një përplasje për drejtimin e PD-së, ishte hapi i parë i identifikimit të Sistemit që sot kushdo e sulmon.
Sot po artikulohet gjithnjë e më shumë ideja se Rama dhe Berisha përfaqësojnë dy anë të një sistemi politik që duhet të marrë fund.
Ndoshta pikërisht këtu duhet kërkuar një pjesë e shpjegimit për sulmet e vazhdueshme ndaj tij…por
Basha nuk mund të mbetet peng i mbrojtjes së vetvetes!
Këtu Lulzim Basha ka vetëm një rrugë:
nëse vendosi në vitin 2021 të godasë atë që e quajti një sistem politik, duhet ta bëjë këtë me gjithë forcën e argumentit dhe përgjegjësi.
Nuk mjafton të reagojë sa herë që përmendet emri i tij. Nuk mjafton të padisë Ballën, të përgënjeshtrojë qënërinë e RamaBerishës si Murrizi, pedagogPriftërinjve apo sulmeve të radhës nga çdo mercenar i Ramës dhe Berishës.
Humbjen politike personalisht si njeri i investuar në bashkërrugëtim me të, ja fal. Por nuk i fal dot nëse lejon që historia e tij politike të shkruhet nga ata që sfiduam së bashku









