HomeLifestyleBalerina shqiptare nuk fshihet, puthje pasiononte me këngëtaren italiane për të konfirmuar...

Balerina shqiptare nuk fshihet, puthje pasiononte me këngëtaren italiane për të konfirmuar lidhjen e tyre

Advertismentspot_img

Elodie duket se ka vendosur të mos e fshehë më lidhjen e saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Këngëtarja romake ka publikuar së fundmi një seri fotosh nga pushimet e saj në Japoni, ku mes pamjeve mbresëlënëse nga vendi aziatik spikat edhe një foto intime, në të cilën ajo dhe Françeska shkëmbejnë një puthje pasionante, ndërsa përqafohen fort me njëra-tjetrën.

Edhe pse prej muajsh në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që Elodie publikon vetë një moment kaq personal, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta bëjë publike marrëdhënien e tyre

Gjatë muajve të fundit, çifti ka ndarë momente nga udhëtimet dhe festat së bashku, përfshirë Venecia për Ditën e Shën Valentinit dhe pushimet në Ibiza. Udhëtimi në Japoni duket se ka qenë një nga më të veçantët për to, me eksperienca tradicionale si ceremonia e çajit, vizita në tempuj historikë dhe shëtitje në qytetet japoneze.

Lidhja mes Elodie dhe Françeska Nuredini lindi në skenë. Balerina 24-vjeçare është pjesë e trupës së vallëzimit të këngëtares dhe e ka shoqëruar atë në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për Le Mile Magazine, Françeska foli për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar atë si një eksperiencë shumë të rëndësishme artistike dhe personale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular