HomeKronikeZjarr i madh në një hotel në Lungomare, 7 të plagosur! Të...

Zjarr i madh në një hotel në Lungomare, 7 të plagosur! Të bllokuar në hotel, disa hidhen nga dritaret

Advertismentspot_img

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, duke lënë të plagosur shtatë persona.

Flakët kanë nisur fillimisht në ambientet e një lokali në katin e parë të godinës, ndërsa më pas janë përhapur me shpejtësi në katin e dytë, ku ndodhej hoteli.

Situata është bërë e rrezikshme për personat që ndodheshin në godinë, pasi flakët dhe tymi i dendur kanë bllokuar rrugët e daljes. Për t’i shpëtuar rrethimit nga zjarri, disa prej personave janë detyruar të hidhen nga dritaret e hotelit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe izolimin e flakëve.

Shtatë personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas nga Kosova, ndërsa një është nga Rrësheni.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, dy prej të plagosurve janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, katër persona të tjerë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe izolimit të plotë të vatrës së zjarrit, në vendngjarje kanë nisur punën grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, si dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular